BE-ja paralajmëron vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

SHBA-ja dhe BE-ja kanë konsideruar se veprimet e Qeverisë në veri të vendit janë të pa koordinuara dhe mund të nxisin tensione në veri. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një takim në nivel të kryenegociatorëve Kosovë-Serbi ku do të diskutohej edhe për situatën në veri të Kosovës. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se veprimet e pa […] The post BE-ja paralajmëron vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi appeared first on Albinfo.

BE-ja paralajmëron vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

SHBA-ja dhe BE-ja kanë konsideruar se veprimet e Qeverisë në veri të vendit janë të pa koordinuara dhe mund të nxisin tensione në veri. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një takim në nivel të kryenegociatorëve Kosovë-Serbi ku do të diskutohej edhe për situatën në veri të Kosovës. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se veprimet e pa koordinuara të Qeverisë do t’i sjellin dëme afatgjate Kosovës.

Bashkimi Evropian e konsideron të nevojshëm një takim midis Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve për të diskutuar për një varg çështjes përfshirë edhe veprimet e Qeverisë në veri të vendit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se data e takimit do të bëhet publike në ditët në vazhdim.

“Bashkimi Evropian e ka përcjellë qëndrimin e tij dhe shqetësimin e tij tek autoritetet e Kosovës për këtë sekuencë të hapave të pakoordinuar dhe të njëanshëm. Mund vetëm të rikujtoj se kemi konkluzat e Këshllit Evropian të vitit të kaluar kur vendet anëtare ishin shumë të qarta se dështimi i palëve për të shtendosur tensionet do të kenë pasoja”, tha Stano.

BE-ja tha se operacionet e policisë kundër zyrave të mbështetura nga Serbia mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të një situate tashmë të paqëndrueshme. Një reagim të ngjashëm kishin edhe Shtetet Bashkuara që thanë se veprimet e Qeverisë janë të pa koordinuara dhe nuk janë në përputhje me premtimet e Qeverisë së Kosovës se do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar. SHBA-ja konsideron se veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.

Ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shemsi Jashari, tha se veprimet e Qeverisë në veri të vendit janë legjitime, por kundërshtimi nga SHBA-ja dhe BE-ja, sipas tij, mund t’i sjellin dëme afatgjate Kosovës. Ai tha se Qeveria duhet të ketë koordinim me aleatët e Kosovës për sukses afatgjatë.

“Ajo që duhet të analizohet është sesa kemi dobi prej veprimeve të Qeverisë sepse kemi kundërshtim nga SHBA-ja dhe BE-ja. Qeevria duhet të koordinohet dhe të bëjë veprime strategjike”, tha Jashari.

Jshari po ashtu tha se veprimet e pa koordinuara të Qeverisë kanë efekte negative në rrugën integruese për Kosovën.

“Ka kohë që procesi integrues është stopuar, nuk kemi njohje, jemi nënë sanksione dhe nën qortimet e ashpra të bashkësisë ndërkombëtare. Tash kemi një qëndrim të drejpërdrejtë kundër veprimeve të Qeverisë Kurti”, tha ai për rtv21.

Ish-ambasadori, Albert Prenkaj, tha se deklarimet e SHBA-së dhe BE-së kundër veprimeve të Qeverisë dëshmojnë se Kosova po i rrezikon seriozisht raportet me aleatët.

“Me shtetet mike, me hemisferën perëndimore pra me shtetet e BE-së dhe me shtetet anëtare të NATO-s kemi një ftohje të raporteve me aleatët”, tha Prenkaj.

Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare erdhën pasi Qeveria e Kosovës mori një varg veprimesh në veri të vendit përfshirë e objekteve të strukturave paralele serbe dhe testimeve për hapjen e urës së Ibrit.

The post BE-ja paralajmëron vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi appeared first on Albinfo.