BE: Ukraina ka të drejtën legjitime për të goditur objektivat në Rusi

Komisioni Evropian ka deklaruar se Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar objektivat në Rusi, pas një inkursioni në rajonin kufitar të Kurskut. “Ne mendojmë se Ukraina po lufton një luftë legjitime mbrojtëse kundër një agresioni të paligjshëm”, tha zëdhënësi i Komisionit, Petro Stano. “Dhe në kuadrin e kësaj të drejte legjitime për të [...]Read More...

BE: Ukraina ka të drejtën legjitime për të goditur objektivat në Rusi

Komisioni Evropian ka deklaruar se Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar objektivat në Rusi, pas një inkursioni në rajonin kufitar të Kurskut.

“Ne mendojmë se Ukraina po lufton një luftë legjitime mbrojtëse kundër një agresioni të paligjshëm”, tha zëdhënësi i Komisionit, Petro Stano.

“Dhe në kuadrin e kësaj të drejte legjitime për të mbrojtur veten, Ukraina ka të drejtë të godasë armikun kudo që e sheh të nevojshme: në territorin e saj, por edhe në territorin e armikut”, shtoi Stano.

Qindra ushtarë ukrainas janë përfshirë në inkursionin ndërkufitar në Rusi, i cili filloi të martën në Kursk, rajon ky që ndodhet rreth 500 kilometra në jugperëndim të Moskës.