BE: Veprimet e njëanshme dhe të pokoordinuara nuk ofrojne zgjidhje

Reagimet pas mbylljes së djeshme të disa pikave postare të Serbisë në veri të Kosovës The post BE: Veprimet e njëanshme dhe të pokoordinuara nuk ofrojne zgjidhje appeared first on Albinfo.

BE: Veprimet e njëanshme dhe të pokoordinuara nuk ofrojne zgjidhje

Policia e Kosovës mbylli dje nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të vendit. Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Mbyllja e objekteve është dënuar prej Listës Serbe, dhe institucioneve shtetërore të Serbisë, por edhe nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. SHBA-ja i ka quajtur këto vendime si “të njëanshme dhe të pakoordinuara”.

 „Qeveria e SHBA-së është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër filialeve të postës serbe në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. SHBA-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i ndërpresë veprimet e mëtutjeshme “të njënashme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialog”.

Edhe Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës si një hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, i cili sipas BE-së, shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, theksohet në komunikatën e zyrës për media të BE-së.

 

The post BE: Veprimet e njëanshme dhe të pokoordinuara nuk ofrojne zgjidhje appeared first on Albinfo.