Bebe Rexha: Krenare që jam shqiptare

Bebe Rexha ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj kohe marrë parasysh vizitën e saj në trojet shqiptare. Ditë më parë ajo performoi në “SunnyHill Festival”, në natën e parë si njëra nga artistet kryesore. Bebe kishte njoftuar se ishte e lumtur për ardhjen e saj në trojet shqiptare pas 12 vitesh.…

Bebe Rexha: Krenare që jam shqiptare

Bebe Rexha ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj kohe marrë parasysh vizitën e saj në trojet shqiptare.

Ditë më parë ajo performoi në “SunnyHill Festival”, në natën e parë si njëra nga artistet kryesore.

Bebe kishte njoftuar se ishte e lumtur për ardhjen e saj në trojet shqiptare pas 12 vitesh.

Pas takimit të saj me miqt dhe familjarët, Bebe ka marrë përsëri vëmendje me një shkrim në Instastory.

“Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, u shpreh 34-vjeçarja.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në mediat serbe, të cilët kanë bërë tituj të ndryshëm në lidhje me këtë.

Ardhja e saj në Kosovë për të performuar në “SunnyHill Festival” i dha një tjetër dimension kësaj ngjarje.

Ajo mes tjerash është shprehur se është thellësisht e dashuruar me rrënjët e saj

“Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptar dhe krenar për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Bebe. /Lajmi.net/