Bebe Rexha më e lumtur se kurrë për ardhjen e saj në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka arritur dje në Kosovë, për të performuar në Sunny Hill Festival. Me të mbërritur në Kosovë duket se vizitat kanë filluar që nga Sellma, Kaci, Valdrin Sahiti e deri te presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Bebe ndyshe gjatë vizitës në Presidencë ka qenë e shoqëruar edhe nga…

Bebe Rexha më e lumtur se kurrë për ardhjen e saj në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka arritur dje në Kosovë, për të performuar në Sunny Hill Festival.

Me të mbërritur në Kosovë duket se vizitat kanë filluar që nga Sellma, Kaci, Valdrin Sahiti e deri te presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Bebe ndyshe gjatë vizitës në Presidencë ka qenë e shoqëruar edhe nga dy prindërit e saj.

Krijuesja e hitit “In the name of love”, përmes disa fotove të publikuara në Instagram ka treguar se sa është duke e shijuar qëndrimin në Prishtinë.

“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar Rexha.

Ndërkaq Sunny Hill Festival pritet të fillojë nesër ku performanca e Bebes pritet të ndezë skenën. /Lajmi.net/