Bebe Rexha rishpërndan një video me përmbledhje të momenteve më të mira nga paraqitja e saj e zjarrtë në ‘Sunny Hill 2024’

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka rishpërndarë në Instagramin e saj një video përmbledhëse nga paraqitja e saj spektakolare në festivalin “Sunny Hill”. Videoja, e cila vjen si një ‘aftermovie’, kap momentet më të veçanta të performancës së saj në natën e parë të festivalit, që u mbajt në Prishtinë. Kjo paraqitje e […] The post Bebe Rexha rishpërndan një video me përmbledhje të momenteve më të mira nga paraqitja e saj e zjarrtë në ‘Sunny Hill 2024’ appeared first on Ora24.tv.

Bebe Rexha rishpërndan një video me përmbledhje të momenteve më të mira nga paraqitja e saj e zjarrtë në ‘Sunny Hill 2024’

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka rishpërndarë në Instagramin e saj një video përmbledhëse nga paraqitja e saj spektakolare në festivalin “Sunny Hill”.

Videoja, e cila vjen si një ‘aftermovie’, kap momentet më të veçanta të performancës së saj në natën e parë të festivalit, që u mbajt në Prishtinë.

Kjo paraqitje e shënoi herën e parë që Bebe Rexha, një artiste e rangut ndërkombëtar, pati mundësinë të vizitojë Kosovën.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Për shumë fansa shqiptarë, ky ishte një moment emocionues dhe i shumëpritur, duke parë një prej yjeve më të mëdha të muzikës pop në botë të performojë në skenën vendore.

Videoja e rishpërndarë nga Bebe Rexha në Instagram ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat e saj shprehin entuziazmin dhe mirënjohjen për këtë moment historik.

The post Bebe Rexha rishpërndan një video me përmbledhje të momenteve më të mira nga paraqitja e saj e zjarrtë në ‘Sunny Hill 2024’ appeared first on Ora24.tv.