Berisha tallet me VV’në: S’po e gjej agjensionin që organizon ekskursione për Ujman

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha është tallur me partinë në pushtet për çështjen e liqenit të Ujmanit. Duke ironizuar ai ka thënë se dëshiron që pushimet t`i kalojë në Ujman. Në profilin e tij në “Facebook”, ai tha se është në kërkim të agjencionit që më herët organizonte shëtitje te liqeni në fjalë. “Pasi u […]

Berisha tallet me VV’në: S’po e gjej agjensionin që organizon ekskursione për Ujman
berisha-tallet-me-vv’ne:-s’po-e-gjej-agjensionin-qe-organizon-ekskursione-per-ujman

berisha-tallet-me-vv’ne:-s’po-e-gjej-agjensionin-qe-organizon-ekskursione-per-ujman

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha është tallur me partinë në pushtet për çështjen e liqenit të Ujmanit.

Duke ironizuar ai ka thënë se dëshiron që pushimet t`i kalojë në Ujman.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai tha se është në kërkim të agjencionit që më herët organizonte shëtitje te liqeni në fjalë.

“Pasi u perfunduan dasmat deshe me shku me pushu ne Ujman, mirpo nuk po mundem me gjeten agjensionin qe i organizonte eksursione per atje. A e di dikush me tregu, eshte mbyllen ai agjension qe as reklama nuk po nxerren ne rriete sociale, apo si ne Dhermi jane shtejtu çmimet e shazlloneve…!? Me lojra dhe reklama kalamajsh nuk behet shteti o te mjere, edhe me Uren mbi Iber ka me ju perfundu loja si me Ujmanin o kopuka”, ka shkruar Berisha.