BERZH miratoi kredi prej 26.4 milionë euro për MEPSO-n për forcimin e rrjetit elektrik në Maqedoninë e Veriut

BERZH i miratoi MEPSO-s një kredi prej 26.4 milionë euro për forcimin e rrjetit elektrik në Maqedoninë e Veriut. Projekti do të marrë një grant prej 7.6 milionë eurosh nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kredia mundëson lidhjen e 1.2 GW të burimeve të reja të rinovueshme në rajonin juglindor, transmeton Portalb.mk. Kredia do […]

BERZH miratoi kredi prej 26.4 milionë euro për MEPSO-n për forcimin e rrjetit elektrik në Maqedoninë e Veriut
Foto: BERZH

BERZH i miratoi MEPSO-s një kredi prej 26.4 milionë euro për forcimin e rrjetit elektrik në Maqedoninë e Veriut. Projekti do të marrë një grant prej 7.6 milionë eurosh nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kredia mundëson lidhjen e 1.2 GW të burimeve të reja të rinovueshme në rajonin juglindor, transmeton Portalb.mk.

Kredia do të përdoret për financimin e ndërtimit të nënstacionit 400/110 kV afër Miletkovës dhe lidhjes së re të linjës së transmetimit 110 kV, si dhe rehabilitimin e linjës ekzistuese të transmetimit 10 kV dhe nënstacioneve në dhe ndërmjet Miletkovës, Vallandovës dhe Strumicës. MEPSO po zhvillon gjithashtu një qendër trajnimi për operatorët e rrjetit të tensionit të lartë dhe specialistë të tjerë të sektorit.

Projekti mori një grant investimi prej 7.6 milionë eurosh nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe një grant prej 0.5 milionë eurosh nga Fondi i Investimeve Klimatike për Përshpejtimin e Tranzicionit të Qymyrit. Vlera totale e projektit do të jetë 34.5 milionë euro.

Financimi do të ndihmojë MEPSO-n të përmirësojë rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në rajonin juglindor të Maqedonisë së Veriut. Ky projekt është vendimtar, pasi do të mundësojë lidhjen e 1.2 GW të burimeve të reja të rinovueshme të energjisë në rajonin juglindor, ku ka kryesisht turbina me erë, të cilat do të çojnë përpara ndjeshëm tranzicionin e gjelbër të vendit dhe do të përshpejtojnë kalimin nga përdorimi i qymyrit si burim energjie. Projekti pritet të reduktojë humbjet e energjisë me rreth 14.5 GWh në vit. MEPSO gjithashtu do të hapë qendra trajnimi për operatorët e rrjetit të tensionit të lartë në rajonin jugperëndimor të varur nga qymyri, nga të cilat do të përfitojnë punonjësit e MEPSO-s si dhe punëtorët e tjerë të prekur nga tranzicioni në energjinë e gjelbër.

Kryetarja e BERZH-it, Odile Reno-Basso dhe Zudi Koka, drejtor i përgjithshme dhe kryetar i Bordit Menaxhues, MEPSO, nënshkruan marrëveshjen e huasë gjatë vizitës së kryetares së BERZH-it në Shkup. Në nënshkrimin morën pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Mineraleve, Sanja Bozinovska dhe ambasadori David Geer, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Odile Renault-Basso tha se ky është një projekt me rëndësi të madhe. Duke reduktuar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike me 14.5 GWh dhe duke reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit me mbi 8,000 tonë në vit, projekti do të transformojë peizazhin energjetik të Maqedonisë së Veriut, tha Basso.

“Më e rëndësishmja, do të mundësojë lidhjen deri në 1.2 GW të burimeve shtesë të rinovueshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut, që është një hap i rëndësishëm nga kapaciteti ekzistues prej vetëm 100 MW i mbështetur nga nënstacionet e vjetruara në rajonin juglindor. Përveç këtyre përfitimeve, projekti do të forcojë zhvillimin e kapitalit njerëzor. Kjo qendër do të fokusohet në trajnimin e operatorëve në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike, me theks në komunitetet e prekura nga kalimi nga përdorimi i qymyrit. Ai do t’i referohet gjithashtu ekspertizës në sektorin e energjisë dhe do të mundësojë përvetësimin e aftësive për të ardhmen. Projekti do të përfshijë gjithashtu mbështetjen për zhvillimin e një masterplani të rrjetit, i cili do të identifikojë investimet kryesore në rrjet që janë të nevojshme për zhvillimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme dhe për të siguruar një tranzicion të qetë drejt energjisë së gjelbër”, tha Basso.

Zudi Koka, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit Menaxhues, MEPSO deklaroi: “Kapaciteti i rrjetit të transmisionit rreth TS Vallandovë për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë aktualisht është i kufizuar në rreth 100 MW. Pas përfundimit të projektit për Forcimin e Rrjetit të Transmetimit në Rajonin Juglindor, kapaciteti për integrimin e BRE-ve të reja do të rritet në mbi 1000 MW. Me ndihmën e kësaj kredie nga BERZH dhe grantet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe nga Fondet e Investimeve Klimatike CIF, do të jepet kontribut shtesë në procesin e integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në sistemin kombëtar të transmetimit të operuar dhe menaxhuar nga ShA MEPSO”.

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Mineraleve Sanja Bozhinovska tha se është veçanërisht e kënaqur që sot po krijohen parakushtet për realizimin e një projekti kapital energjetik në pjesën e rrjetit të transmisionit të brendshëm të energjisë elektrike.

“Bëhet fjalë për rindërtimin e transmisionit 110 kilovolt Vallandovë-Strumicë dhe ndërtimin e nënstacionit të ri 400/100 kilovolt në fshatin Miletkovë afër Gjevgjelisë. Realizimi i këtij projekti do të mundësojë fuqizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmisionit të SHA MEPSO në pjesën juglindore të vendit, i cili do të reduktojë ndjeshëm humbjet e energjisë elektrike dhe do të forcojë stabilitetin dhe besueshmërinë e rrjetit, duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin cilësor të një numri shtesë të termocentraleve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në rrjetin e operatorit maqedonas të transmetimit të energjisë elektrike”, tha Bozhinovska.

Ambasadori David Geer, Përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, theksoi se pa transmetim të energjisë elektrike, nuk ka tranzicion. Për këtë arsye, investimi në linjat e transmetimit dhe rrjetet inteligjente, tha ai, është vendimtar për zhvillimin e dekarbonizimit dhe realizimin e agjendës së gjelbër në Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi krenarë për Team Europe, i cili mbështet vendin në këto përpjekje me një kredi prej 26.4 milionë euro nga BERZH dhe një grant investimi prej 7.6 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së. Me këtë mbështetje, Qeveria dhe kompania shtetërore MEPSO do të mund të sigurojnë se do të rriten kapacitetet e kufizuara të rrjetit dhe investimet në rehabilitimin dhe ndërtimin e linjave të reja do të thithin energjinë që duhet të prodhohet në vend”, tha Geer.

BERZH është një partner kyç i MEPSO-s dhe deri më tani ka investuar në disa projekte të rëndësishme. Këtu përfshihet projekti për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe rehabilitimin e rrjetit të tensionit të lartë në pjesën më të madhe të vendit. Bashkëpunimi i fortë i MEPSO-s shihet edhe në mbështetjen e planit të veprimit për qeverisjen e korporatave dhe ngritjen e kapaciteteve të funksioneve të prokurimit.

BERZH është investitori kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri më sot, ajo ka investuar mbi 2.8 miliardë euro në 190 projekte në vend.