Besfort Zeneli refuzon Kosovën, pret ftesë nga Suedia

Mesfushori i skuadrës së Elfsborgut, Besfort Zeneli, vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli të martën në një intervistë për “Sportbladet” ka thënë se e ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. “Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani, por e kam refuzuar. Tani […] The post Besfort Zeneli refuzon Kosovën, pret ftesë nga Suedia appeared first on Albinfo.

Besfort Zeneli refuzon Kosovën, pret ftesë nga Suedia

Mesfushori i skuadrës së Elfsborgut, Besfort Zeneli, vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli të martën në një intervistë për “Sportbladet” ka thënë se e ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

“Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani, por e kam refuzuar. Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen. Ndihem mirë që mora këtë vendim. Suedia është më e drejtë për mua”, ka thënë Zeneli.

Ai ndër të tjera ka theksuar se e ka edhe mbështetjen e familjes për vendimin që e mori.

“Ata më mbështesin në atë që mendoj se është e drejtë për mua. Se unë duhet të zgjedh atë që ndihet mirë në zemrën time”, ka deklaruar Zeneli.

The post Besfort Zeneli refuzon Kosovën, pret ftesë nga Suedia appeared first on Albinfo.