Biblioteka Kombëtare ndriçohet me ngjyrë ari në shenjë solidariteti me fëmijët e prekur nga kanceri

Mbrëmë, organizata “Action for Health” realizoi një aktivitet domethënës në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri. Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrë ari, duke shprehur solidaritet me fëmijët e prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, si dhe për të nderuar kujtimin e atyre që e kanë humbur […]

Biblioteka Kombëtare ndriçohet me ngjyrë ari në shenjë solidariteti me fëmijët e prekur nga kanceri
biblioteka-kombetare-ndricohet-me-ngjyre-ari-ne-shenje-solidariteti-me-femijet-e-prekur-nga-kanceri

biblioteka-kombetare-ndricohet-me-ngjyre-ari-ne-shenje-solidariteti-me-femijet-e-prekur-nga-kanceri

Mbrëmë, organizata “Action for Health” realizoi një aktivitet domethënës në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri.

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrë ari, duke shprehur solidaritet me fëmijët e prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, si dhe për të nderuar kujtimin e atyre që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Kjo ngjarje është pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga “Action for Health” gjatë muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri.

Qëllimi kryesor i saj, është rritja e vetëdijes publike për kancerin në fëmijëri dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

“Aktiviteti i sotëm synon të ngrejë dhe prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh, sidomos të atyre që janë përgjegjës në sektorin e shëndetësisë. Ne kërkojmë angazhim më të madh, veçanërisht në fazat e hershme të luftimit të kësaj sëmundje tek fëmijët’’, tha Nezaqet Rukovci, udhëheqëse e organizatës “Action for Health”.

Ky aktivitet i sotëm ka bartur një mesazh inkurajimi, force dhe ftesë për qytetarët të bashkohen në mbështetje të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve të tyre që po përballën me këtë sfidë shëndetësore.