Biden fton sërish Trump në debat

Presidenti amerikan Joe Biden tha se dëshiron të përballet sërish me Donald Trump në shtator, pas debatit të parë katastrofik për demokratët në fund të qershorit. “Unë dua të përballem me të në shtator,” tha 81-vjeçari demokrat. Ai hodhi poshtë edhe një herë dyshimet për shëndetin dhe qëndrueshmërinë e tij mendore. “Në tre vjet e [...]Read More...

Biden fton sërish Trump në debat

Presidenti amerikan Joe Biden tha se dëshiron të përballet sërish me Donald Trump në shtator, pas debatit të parë katastrofik për demokratët në fund të qershorit.

“Unë dua të përballem me të në shtator,” tha 81-vjeçari demokrat.

Ai hodhi poshtë edhe një herë dyshimet për shëndetin dhe qëndrueshmërinë e tij mendore.

“Në tre vjet e gjysmë kam bërë më shumë se çdo president tjetër në një kohë shumë të gjatë. Për këtë jam gati të gjykohem”, theksoi ai, duke pranuar megjithatë se shqetësimet për moshën e tij janë “legjitime”.

Dy ditë pas atentatit ndaj paraardhësit të Trump në Pensilvani, Presidenti Biden siguroi gjithashtu se ndihet “i sigurt” që mbrojtja e tij garantohet nga Shërbimi Sekret, organi elitar i policisë federale përgjegjës për ruajtjen e figurave politike.

/abcnews.al