Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të takohet me Netanyahun të enjten

Joe Biden do të kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë pas izolimit për shkak të infektimit me koronavirus. Ai do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në orët e hershme të pasdites, për herë të parë që kur presidenti amerikan njoftoi se do të tërhiqej nga gara presidenciale. Biden, 81 vjeç, ka qëndruar që nga [...]Read More...

Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të takohet me Netanyahun të enjten

Joe Biden do të kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë pas izolimit për shkak të infektimit me koronavirus. Ai do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në orët e hershme të pasdites, për herë të parë që kur presidenti amerikan njoftoi se do të tërhiqej nga gara presidenciale.

Biden, 81 vjeç, ka qëndruar që nga e mërkura në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach (Delaware), ku u izolua për shkak të riinfektimit të tij me koronavirusin e ri.

Një zyrtar amerikan i tha AFP se takimi i planifikuar prej kohësh midis presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili mbërriti dje në Uashington, do të zhvillohet pasnesër, të enjten.

Netanyahu pritet të mbajë një fjalim para seancës së plotë të Kongresit Amerikan të mërkurën.

Ai pritet të takohet me Kamala Harris, brenda javës.

/abcnews.al