Blendi Fevziu i bindur: Sa të jem gjallë nuk do ta shoh Shqipërinë në BE

“Tirana Diplo 2024”, është mbledhur ditën e sotme me pjesëmarrjen e Trupip diplomatik shqiptar në të gjithë botën. Tematika kryesore e kësaj konference të Ambasadorëve ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Punimet e konferencës janë ndarë në disa sesione ku ndër to ishte edhe rruga e Shqipërisë drejt [...] The post Blendi Fevziu i bindur: Sa të jem gjallë nuk do ta shoh Shqipërinë në BE appeared first on Kolibri.

Blendi Fevziu i bindur: Sa të jem gjallë nuk do ta shoh Shqipërinë në BE

“Tirana Diplo 2024”, është mbledhur ditën e sotme me pjesëmarrjen e Trupip diplomatik shqiptar në të gjithë botën. Tematika kryesore e kësaj konference të Ambasadorëve ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Punimet e konferencës janë ndarë në disa sesione ku ndër to ishte edhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. I ftuar gjatë diskutimeve ka qenë dhe gazetari Blendi Fevziu, i cili tha se sa i përket integrimit, “Shqipëria prej 32 vitesh është njësoj e paduruar, por a është dhe Europa aq e paduruar për të na pritur ne nremda saj”.

Blendi Fevziu shtoi se ai e quan Shqipërinë, aspirantë të përjetshëm dhe se ka bindjen se sa të jetë gjallë, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE.

“Sot ndryshimi ynë është i madh. Është një ndryshim jo i ca viteve, apo i ca muajve. Është një ndryshim që vjen në 33 vite rresht. Sot po vija re statistikat që italianët dhe grekët ishin turistët kryesorë që dominonin listën e vizitorëve në Shqipëri gjatë verës. Shqipëria nuk është një vend që nuk përmbush kushtet për të qenë anëtar i BE-së. Më qëllon që udhëtoj shumë dhe në vende shumë të largëta, kam udhëtuar tashmë thuajse 150 vende të botës, ku më pyesin pa ndonjë kuriozitet shumë të madh sepse jashtë Europës nuk është se Europa ka atë njohje.

Kur më pyesin çfarë statusi keni ju në BE, unë i them jemi aspirantë të përjetshëm. Aspirantë të përjetshëm disa qeshin disa e besojnë, por kam frikë se tashmë kam filluar ta besoj unë se jemi aspirantë të përjetshëm dhe sot vajza ime është ekzaktësisht në moshën që kam qenë unë në momentin që u rrëzua komunizmi dhe që mendoja se çështja europiane do ishte çështje muajsh dhe jo më vitesh.

Për një gjë jam i bindur, sa unë të jem gjallë, ashtu siç tha Andreoti, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE. Se kush e ka fajin? Se çfarë ndodh me ne? A është faji ynë? Edhe ne kemi kusuret tona që nuk kanë qenë të vogla, por natyrisht që shkelja e syrit që shumë vende europiane e kanë pasur ne na ka munguar nga BE” – tha Fevziu.

The post Blendi Fevziu i bindur: Sa të jem gjallë nuk do ta shoh Shqipërinë në BE appeared first on Kolibri.