Blinken: Izraeli mbështet planin e propozuar nga SHBA, Hamasi të bëjë të njëjtën gjë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi mbrëmjen e së hënës se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e mbështet propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shtoi se një gjë të tillë duhet të bëjë edhe Hamasi. “Në një takim shumë konstruktiv me Netanyahun sot, ai më konfirmoi se [...]Read More...

Blinken: Izraeli mbështet planin e propozuar nga SHBA, Hamasi të bëjë të njëjtën gjë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi mbrëmjen e së hënës se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e mbështet propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shtoi se një gjë të tillë duhet të bëjë edhe Hamasi.

“Në një takim shumë konstruktiv me Netanyahun sot, ai më konfirmoi se Izraeli e pranon propozimin amerikan. Ai e mbështet atë. Tani i takon Hamasit të bëjë të njëjtën gjë,” deklaroi diplomati amerikan.

I pyetur nëse Netanyahu ka pranuar përfundimisht një armëpushim si pjesë e marrëveshjes, Blinken deklaroi se “propozimi urë” pasqyron marrëveshjen e armëpushimit.

“Propozimi urë pasqyron marrëveshjen e armëpushimit që Presidenti Biden e vuri përpara botës në maj, që është përfshirë në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo e bën të qartë se ky proces do të vazhdojë në faza: Armëpushimi i parë fillestar gjatë gjashtë javëve, në të cilin pengjet lirohen, të burgosurit shkëmbehen dhe fillojnë negociatat për kushtet e nevojshme për një jetë të qëndrueshme. Kështu thotë marrëveshja.”, deklaroi Blinken./abcnews.al