Bloomberg: Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BRICS

Turqia ka kërkuar zyrtarisht anëtarësimin në grupin BRICS, në mënyrë që të forcojë ndikimin e saj global dhe të ndërtojë lidhje të reja përtej aleatëve tradicionalë perëndimorë, raportoi të hënën Bloomberg, duke cituar burime të paidentifikuara. Pozicioni i administratës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan është se qendra gjeopolitike e gravitetit po largohet nga ekonomitë e [...]Read More...

Bloomberg: Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BRICS

Turqia ka kërkuar zyrtarisht anëtarësimin në grupin BRICS, në mënyrë që të forcojë ndikimin e saj global dhe të ndërtojë lidhje të reja përtej aleatëve tradicionalë perëndimorë, raportoi të hënën Bloomberg, duke cituar burime të paidentifikuara.

Pozicioni i administratës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan është se qendra gjeopolitike e gravitetit po largohet nga ekonomitë e zhvilluara, thonë burimet.

“Turqia mund të bëhet një vend i fortë, i begatë, prestigjioz dhe efikas nëse përmirëson njëkohësisht marrëdhëniet e saj me Lindjen dhe Perëndimin. Çdo metodë tjetër nuk do t’i sjellë dobi Turqisë, por do ta dëmtojë atë”, tha Erdogan gjatë fundjavës.

Sipas Bloomberg, vendimi i Turqisë për t’iu bashkuar BRICS-it vjen pjesërisht pas një ftohjeje të caktuar në marrëdhëniet me Perëndimin, që ndodhi pasi Turqia vendosi të qëndrojë në marrëdhënie të mira me Rusinë.

Grupi BRICS përbëhet nga Brazili, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia dhe Egjipti, dhe Arabia Saudite është ftuar të bashkohet.

Në fund të tetorit në Kazan të Rusisë mund të flitet për kandidaturën e Turqisë, sipas Bloomberg.

Malajzia, Tajlanda dhe Azerbajxhani janë ndër vendet e tjera që kërkojnë t’i bashkohen BRICS./abcnews.al