Boletini pas mocionit të PDK-së: Bordi nuk ndërmarrë asnjë veprim pa e kryer punën e vet komisioni

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini i është përgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit kanë thënë se do të iniciojë dorëheqjen e bordit të transmetuesit publik. Boletini ka thënë se Bordi i Radio Televizionit të Kosovës nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim pa e kryer punën e vet komisioni, i cili […]

Boletini pas mocionit të PDK-së: Bordi nuk ndërmarrë asnjë veprim pa e kryer punën e vet komisioni
boletini-pas-mocionit-te-pdk-se:-bordi-nuk-ndermarre-asnje-veprim-pa-e-kryer-punen-e-vet-komisioni

boletini-pas-mocionit-te-pdk-se:-bordi-nuk-ndermarre-asnje-veprim-pa-e-kryer-punen-e-vet-komisioni


Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini i është përgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit kanë thënë se do të iniciojë dorëheqjen e bordit të transmetuesit publik.

Boletini ka thënë se Bordi i Radio Televizionit të Kosovës nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim pa e kryer punën e vet komisioni, i cili është emëruar nga u.d drejtoresha e RTK-së.

“Në momentin që do të përfundojë ky komision punën dhe do të dorëzojë një raport, ne presim të na vijë propozimi. Pa u kryer kjo procedurë bordi nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Boletini, i cili gjithashtu tha, se “Bordi i RTK-së ka shprehur qëndrimin e qartë lidhur me shkrimin e publikua”, raporton RTK.

Ndër të tjera Boletini ka shtuar se këto janë procedura të përcaktuara me Ligjin për RTK-në, Statutin dhe rregulloren e brendshme, “prandaj çdo vendim duhet të merret mbi këtë bazë ligjore dhe procedurale”.