Borxhi publik në rritje, rreziqet dhe mundësitë për ekonominë e vendit

“Borxhi publik nënkupton paratë e huazuara nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor. Ai ndihmon në financimin e shërbimeve dhe investimeve, por një borxh i lartë mund të rrisë kostot The post Borxhi publik në rritje, rreziqet dhe mundësitë për ekonominë e vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Borxhi publik në rritje, rreziqet dhe mundësitë për ekonominë e vendit

“Borxhi publik nënkupton paratë e huazuara nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor. Ai ndihmon në financimin e shërbimeve dhe investimeve, por një borxh i lartë mund të rrisë kostot dhe të ndikojë negativisht në shërbime dhe taksa. Menaxhimi i tij është kyç për stabilitetin ekonomik.”

Argjentina dhe Greqia ishin “Kurban” të borxhit të lartë publik, ku mosmenaxhimi i mirë çoi në krizë të thellë financiare, gjë që krijoi varfëri dhe paqëndrueshmëri sociale për qytetarët e këtyre vendeve. Në vendin tonë shifra e borxhit publik është 59.8%, por që me ribalancin e buxhetit kjo shifër deri ne fund të vitit parashikohet të shkojë në 68%.

Këto shifra janë në kundërshtim me Ligjin e Buxhetit, në të cilin thuhet:”Deficiti i Qeverisë së përgjithshme për vitin përkatës nuk duhet të kalojë nivelin 3% të produktit të brendshëm bruto nominal. Borxhi total i Qeverisë së përgjithshme nuk duhet të kalojë nivelin 60% të PBB-së nominale dhe borxhi publik i garantuar nuk duhet të kalojë 15% të PBB-së nominale”.

Nga Ministria e Financave sqarojnë se një rritje e tillë e borxhit ishte e patjetërsueshme për të servisuar detyrimet e shtetit.

“Rritja e deficitit dhe devijimi i njëkohshëm nga rregulli fiskal është për shkak të nevojsës së sigurimit të mjeteve financiare të nevojshme për funksionimin e pandërprerë të institucioneve, si dhe servisimin e detyrimeve”, thuhet në njoftimine M. së Financave.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se problemi nuk është niveli i lartë i borxhit publik dhe deficitit buxhetor, por fakti që Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitetin për ta servisuar atë si vendet më të zhvilluara, të cilat kanë përqindje borxhi shumë më të lartë.

“Kemi vende të cilat janë me shumë më shumë deficite buxhetore më të mëdhaja, si shteti i Japonisë kalon 200%, mirwpo servisimi i tyre dhe impakti i tyre negativ në shoqëri është shumë më i vogël se sanë Maqedoninë e Veriut. Pse e them këtë? E them se borxhi ynë publik nuk është operativ, borxhi i ynë publikështë ai i cili mblidhet nga viti në vit dhe nuk është i investuar në investime të cilat do ta kishin rikthyer me rritje ekonomike pagesën e këtij borxhi, ose servisimin e këtij borxhi publik”, u shpreh eksperti ekonomik Abil Baush.

Komuniteti i biznesit apelon që investimet kapitale të mos bëhen viktimë e borxhit publik. OEMVP kërkon që qeveria të ndërmarrë masa për të mbështetur sektorin privat, me qëllim rritjen e aktivitetit ekonomik, në mënyrë që këto fonde të rikthehen në buxhetin shtetëror.

“Shteti duhet të ketë masa adekuate, ku ne si odë sugjerojmë që të subvencionohet një pjesë e normave të interesit për bizneset të cilat duan të investojnë për shkak se vlerësojmë se kjo do të ndihmojë edhe në mbarëvajtjen ekonomike gjithpërfshirëse të vendit, mirëpo do të stimulojë edhe një aspekt të qarkullimit të mjeteve likuide në shtet, me çka shteti do të përfitojë dhe do të ketë më të lehtë të shlyej borxhet e saja qoftë në vend, qoftë jashtë vendit”, theksoi drejtori i përgjithshëm i OEMVP-së, Durim Zeqiri

Kritikat e saja në aspekt të borxhit publik i ka bërë publike edhe opozita.

“Me thyerjen e rregullit buxhetor për deficitin dhe rritjen e tij nga 3.4% në 4.9% nga Produkti i Brendshëm Bruto dhe rritja e borxhit publik nga 58% në 68% na paralajmërohet një ekonomi Frankenshtajni”, u shpreh Fatmir Bytyqi nga LSDM.

Qeveria aktuale përballjen ndaj borxhit të lartë publik do ta bazojë në luftën kundër ekonomisë së zezë.

“Po punohet për ngritjen e një sistemi në kuadër të Ministrisë së Financave për grumbullimin, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave. Nëpërmjet një vegle softuerike do të shkëmbehen të dhëna dhe raporte ndërmjet institucioneve përkatëse me qëllim zbulimin, monitorimin dhe veprimin më efektiv në drejtim të reduktimit të aktiviteteve informale”, thuhet në njoftimine M. së Financave.

Përndryshe për këtë vit, projeksionet për rritje të PBBjanë reviduar në 2.1% nga 3.4%, kurse inflacioni parashikohet në nivelin 3.5 për qind.

Me këtë kontribut, TVM2 i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti për Studime të Komunikimit zbaton në kuadër të projektit “Përdor faktet”.

The post Borxhi publik në rritje, rreziqet dhe mundësitë për ekonominë e vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .