BQK njofton për rritje të aseteve të kompanive të sigurimeve në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar të martën të dhënat për institucionet financiare për muajin korrik 2024, duke theksuar se ka një rritje të konsiderueshme në asete dhe fitime në disa sektorë kyçë të ekonomisë, përfshirë ato të sigurimeve. Këto asete të kompanive të sigurimieve në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën […]

BQK njofton për rritje të aseteve të kompanive të sigurimeve në Kosovë
bqk-njofton-per-rritje-te-aseteve-te-kompanive-te-sigurimeve-ne-kosove

bqk-njofton-per-rritje-te-aseteve-te-kompanive-te-sigurimeve-ne-kosove

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar të martën të dhënat për institucionet financiare për muajin korrik 2024, duke theksuar se ka një rritje të konsiderueshme në asete dhe fitime në disa sektorë kyçë të ekonomisë, përfshirë ato të sigurimeve.

Këto asete të kompanive të sigurimieve në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën 331.44 milionë euro.

“Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit korrik 2024 arritën vlerën e 331.44 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 1.36 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.63%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 27.79% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.98%”, thuhet në njoftim.

BQK ka njoftuar edhe për astetet të ndërmjetëseve kreditorë financiarë.

“Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën e 590.08 milionë euro, duke shënuar rritje për 6.42 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 68.64% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiarë në korrik 2024 arritën vlerën e 405.00 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 8.52 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.66% në gjithsej kreditë e ndërmjetësve tjerë financiar. Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, BQK dha edhe të dhëna për astet e fondeve pensionale.

“Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën e 3.00 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 76.91% të gjithsej aseteve”, vazhdon njoftimi i BQK-së.