Britania e Madhe: Të shqetësuar nga metodat e përdorura nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Qeveria britanike është “thellësisht e shqetësuar” nga “metodat” e përdorura nga Izraeli në Bregun Perëndimor, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme. Deklarata dënon “dhunën e kolonëve”, e cila është rritur në Bregun Perëndimor që kur sulmi i Hamasit më 7 tetor shkaktoi luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. ”Të paktën [...]Read More...

Britania e Madhe: Të shqetësuar nga metodat e përdorura nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Qeveria britanike është “thellësisht e shqetësuar” nga “metodat” e përdorura nga Izraeli në Bregun Perëndimor, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme.

Deklarata dënon “dhunën e kolonëve”, e cila është rritur në Bregun Perëndimor që kur sulmi i Hamasit më 7 tetor shkaktoi luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

”Të paktën 652 palestinezë në Bregun Perëndimor janë vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i luftës më shumë se 10 muaj më parë”, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Shumica vdiqën gjatë bastisjeve izraelite, të cilat shpesh shkaktojnë përleshje me militantët.

Izraeli thotë se operacionet janë të nevojshme për të çmontuar Hamasin dhe grupe të tjera militante dhe për të parandaluar sulmet ndaj izraelitëve, të cilat gjithashtu janë shtuar që nga fillimi i luftës.

Këtë javë, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir u kritikua pasi tha se ”do të ndërtonte një sinagogë hebreje në xhaminë al-Aksa”, një vend i shenjtë mysliman dhe kompleks simbolik kombëtar palestinez në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO) tha: “Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar për operacionin e vazhdueshëm ushtarak të IDF në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Ne e njohim nevojën e Izraelit për t’u mbrojtur nga kërcënimet e sigurisë, por jemi thellësisht të shqetësuar nga metodat e përdorura nga Izraeli dhe raportet e viktimave civile dhe shkatërrimit të infrastrukturës civile” thuhet në deklaratën e Londrës zyrtare.