Britania: Ukraina mund të sulmojë Rusinë me armët tona

Britania  e Madhe ka deklaruar se Ukraina mund te perdorë ne pushtimin e Rusise edhe armet e dhuruar prej tyre, duke shtuar keshtu tensionet mes Londres dhe Moskes Zyrtare. Aktualisht dhjetera Tanke Britanike raportohet se jane vendosur ne fushbeteje, ndersa Kremlini ka parajameruar per pershkallezim te konfliktit. Ndërsa Ukraina vijon të intensifikojë sulmet e saj [...]Read More...

Britania: Ukraina mund të sulmojë Rusinë me armët tona

Britania  e Madhe ka deklaruar se Ukraina mund te perdorë ne pushtimin e Rusise edhe armet e dhuruar prej tyre, duke shtuar keshtu tensionet mes Londres dhe Moskes Zyrtare. Aktualisht dhjetera Tanke Britanike raportohet se jane vendosur ne fushbeteje, ndersa Kremlini ka parajameruar per pershkallezim te konfliktit.

Ndërsa Ukraina vijon të intensifikojë sulmet e saj në dy rajonet Ruse Kursk dhe Belgorod prej ku janë evakuar qindra mijëra qytetarë, Mbretëria e Bashkuar thotë se Kievi mund të përdorë armët e dhuruara prej tyre në këto sulme.

Ministri e Mbrojtes Britanike deklaroi këtë të enjte se Ukraina duhet të vetëmbrohet, por ajo vuri një vijë të kuqe në përdorimin e armëve të dhuruar prej tyre duke thënë se Kievi nuk mund të përdor brenda territorit Rus raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi.

Moska ka akuzuar Perëndimin se është përfshirë në sulmet që Ukraina po kryen ndaj dy territoreve të saj me synim pushtimin, por zyrtarët perëndimor e kanë mohuar diçka të tillë.

Kremlini ka parajamëruar përgjatë muajve të fundit për përshkallëzim të luftës dhjetëra vende perëndimore duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi vendimin që këto vende kanë ndërmarrë për të lejuar Ukrainën që të godasë territoret e Rusisë nga armët e dhuruara prej tyre.

Sipas asaj që shkruan media britanike BBC, armatimet e ndryshme që perëndimi i ka dhuruar Ukrainës janë zhvendosur në territorin e Rusisë duke përfshirë këtu edhe tanket britanik Challenger 2. Këto tanke kanë aftësinë që të shkatërrojnë objektiva të ndryshme ushtarake të armikut me një precizion të lartë. Londra i ka dhuruar Ukrainës 14 dy tanke Challenger 2 me vlerë mbi 4 milionë dollarë secili./abcnews.al