Bytyqi nuk mbështet interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi para seancës së sotme në të cilën do të diskutohet për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, tha se nuk do ta përkrahë të njëjtën duke The post Bytyqi nuk mbështet interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bytyqi nuk mbështet interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi para seancës së sotme në të cilën do të diskutohet për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, tha se nuk do ta përkrahë të njëjtën duke e cilësuar atë si nacionaliste dhe ksenofobe.

“Mendoj se detajet janë atë që e bëjnë ndryshimin mes qëndrimit të partisë. Nuk mendoj se në të kaluarën por edhe sot jam i prirur që të përkrah interpelancë nacionaliste, shoviniste dhe ksenofobe, siç është ajo e dorëzuar nga “E Majta” për kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.

Ndërkohë që dje lideri i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi se partia e tij do ta votojë interpelancën kundër Afrim Gashit.

The post Bytyqi nuk mbështet interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .