Çifti i njohur i Instagramit marrin vendim për një pauzë në marrëdhënien e tyre

Çifti i famshëm i Instagramit, Valdet dhe Valdrina kanë marrë vendim që të pauzojnë marrëdhënien e tyre për një kohë të pa caktuar. Kështu ka bërë të ditur Valdrina përmes një postimi në Instagram e cila tha se kanë vendosur të bëjnë një pushim nga lidhja e tyre. “Ne dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se…

Çifti i njohur i Instagramit marrin vendim për një pauzë në marrëdhënien e tyre

Çifti i famshëm i Instagramit, Valdet dhe Valdrina kanë marrë vendim që të pauzojnë marrëdhënien e tyre për një kohë të pa caktuar.

Kështu ka bërë të ditur Valdrina përmes një postimi në Instagram e cila tha se kanë vendosur të bëjnë një pushim nga lidhja e tyre.

“Ne dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se kemi vendosur të bëjmë një pushim nga lidhja jonë. Ky vendim nuk ishte i lehtë për ne, por besojmë se është gjëja më e mirë për të dy në në këtë moment”, ka shkruar Valdrina.

Sipas saj arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me periudhën e vështirë të cilën e kanë kaluar gjatë muajve të fundit së bashku me partnerin e saj.

“Në muajt e fundit kemi kaluar një periudhë të vështirë që na ka kërkuar shumë. Prandaj vendosëm të bëjmë një pushim për të fituar qartësi dhe për të punuar me vetën”, ka thënë ndër  të tjera ajo.

Valdrina mes tjerash është shprehur falëndreuese ndaj ndjekësve të saj për mbështetjen që i kanë dhënë, duke kërkuar që t’i respektohet privatësia.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj kohe dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë”, ka shkruar ajo.

Vlen të theksohet se çifti janë prindër të dy vajzave. /Lajmi.net/