Clinton: Koha që në krye të SHBA-së të jetë një grua

Hillary Clinton ka folur në Konventën Kombëtare Demokratike për shpresat e saj që Kamala Harris më në fund të ndryshojë historinë e politikës amerikane, duke u bërë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC. Clinton ka thënë se ajo ishte bërë pjesë e historisë, duke i fituar për herë të […] The post Clinton: Koha që në krye të SHBA-së të jetë një grua appeared first on Albinfo.

Clinton: Koha që në krye të SHBA-së të jetë një grua

Hillary Clinton ka folur në Konventën Kombëtare Demokratike për shpresat e saj që Kamala Harris më në fund të ndryshojë historinë e politikës amerikane, duke u bërë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

Clinton ka thënë se ajo ishte bërë pjesë e historisë, duke i fituar për herë të parë si grua zgjedhjet paraprake për kandidate partiake për presidente.

“Kur një pengesë na hiqet njërës prej nesh, atëherë trasohet rruga për të gjithë ne”, ka deklaruar ajo, duke kujtuar fjalimin e saj të para tetë vjetësh.

Por, përderisa kandidatura e saj demokrate ishte historike më 2016, përfundoi me disfatë kur humbi zgjedhjet kundrejt republikanit Donald Trump.

Tani, kur Partia Demokratike shpreson se do të shkojë një hap më larg duke ngritur gruan e parë në majën e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, Clinton u ka thënë të pranishmëve në Çikago se ka ardhur koha që t’ia kalojë flakadanin Harrist, aktualisht zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Bashkë, kemi bërë shumë të çara në tavanin më të lartë dhe më të vështirë të xhamtë”, ka deklaruar Clinton.

 

The post Clinton: Koha që në krye të SHBA-së të jetë një grua appeared first on Albinfo.