Darka në kuadër të Globsec në Pragë, Osmani takohet me liderë shtetëror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me liderë shtetëror në darkën e shtruar në kuadër të Forumit vjetor Globsec në Pragë. Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social X ka shpërndarë fotografi nga kjo darkë, ku shihet së bashku me liderë të tjerë shtetëror. “Përpara diskutimeve dhe takimeve të nesërme në #GLOBSEC2024 , pata […]

Darka në kuadër të Globsec në Pragë, Osmani takohet me liderë shtetëror
darka-ne-kuader-te-globsec-ne-prage,-osmani-takohet-me-lidere-shteteror

darka-ne-kuader-te-globsec-ne-prage,-osmani-takohet-me-lidere-shteteror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me liderë shtetëror në darkën e shtruar në kuadër të Forumit vjetor Globsec në Pragë.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social X ka shpërndarë fotografi nga kjo darkë, ku shihet së bashku me liderë të tjerë shtetëror.

“Përpara diskutimeve dhe takimeve të nesërme në #GLOBSEC2024 , pata kënaqësinë të angazhohesha me shumë miq të Republikës sonë dhe liderë të tjerë nga i gjithë kontinenti në Kështjellën e bukur të Pragës për Ceremoninë e Çmimit GLOBSEC të këtij viti. Urime për @EU_Commission President @vonderleyen dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen për njohjen e tyre të merituar!”, shkroi Osmani.