Debati Harris-Trump/ Përplasje për ekonominë, emigracionin, por edhe shtrëngim duarsh. Transmetimi LIVE në ABC News

Në Philadephia u zhvillua debati i parë presidencial mes zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe ish presidentit, kandidatit republikan, Donald Trump. Debati u transmetua edhe në ekranin e ABC News. Para fillimit të debatit, mes dy kandidatëve pati shtrëngim duarsh, teksa Harris iu afrua Trump te podiumi i tij. Ekonomia, emigracioni, por edhe aborti apo lufta [...]Read More...

Debati Harris-Trump/ Përplasje për ekonominë, emigracionin, por edhe shtrëngim duarsh. Transmetimi LIVE në ABC News

Në Philadephia u zhvillua debati i parë presidencial mes zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe ish presidentit, kandidatit republikan, Donald Trump. Debati u transmetua edhe në ekranin e ABC News.

Para fillimit të debatit, mes dy kandidatëve pati shtrëngim duarsh, teksa Harris iu afrua Trump te podiumi i tij.

Ekonomia, emigracioni, por edhe aborti apo lufta në Ukrainë e tensionet në Lindjen e Mesme, ishin disa nga çështje kryesore, ku Harris dhe Trump u përballën dhe patën përplasje me njëri-tjetrin.

Në fjalimet e tyre përmbyllëse, Harris deklaroi se do të ishte presidente e të gjithë amerikanëve dhe se nuk do lejonte që Donald Trump ta kthente SHBA pas.

Ndërsa Trump u shpreh se Harris duhet të largohet, teksa disa herë gjatë debatit, iu referua zëvendëspresidentes, si Joe Biden, pasi sipas tij, të dy kanë politika të njëjta./abcnews.al