Dëmshpërblimi 20 milionësh ndaj ‘’Contur Global’’/ Kosova humbi rastin që të bëhet faktor në Ballkan për energji elektrike

Para shtatë viteve Republika e Kosovës, e cila atë kohë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj si kryeministër, kishte nënshkruar një marrëveshje me “Contur Global” për ndërtimin e një termocentrali energjetik. Kjo ishte marrëveshja më e madhe e nënshkruar ndonjëherë, e cila kapte vlerën e mbi 1 miliard eurove, ku nga ky projekt do të sigurohej pavarësia […]

Dëmshpërblimi 20 milionësh ndaj ‘’Contur Global’’/ Kosova humbi rastin që të bëhet faktor në Ballkan për energji elektrike
demshperblimi-20-milionesh-ndaj-‘’contur-global’’/-kosova-humbi-rastin-qe-te-behet-faktor-ne-ballkan-per-energji-elektrike

demshperblimi-20-milionesh-ndaj-‘’contur-global’’/-kosova-humbi-rastin-qe-te-behet-faktor-ne-ballkan-per-energji-elektrike

Para shtatë viteve Republika e Kosovës, e cila atë kohë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj si kryeministër, kishte nënshkruar një marrëveshje me “Contur Global” për ndërtimin e një termocentrali energjetik.

Kjo ishte marrëveshja më e madhe e nënshkruar ndonjëherë, e cila kapte vlerën e mbi 1 miliard eurove, ku nga ky projekt do të sigurohej pavarësia energjetike për shtetin e Kosovës.

Termocentrali i ri sipas marrëveshjes së nënshkruar shtatë vite më parë, do të duhej  të ndërtohej në vitin 2018 dhe do të ishte funksional që nga viti 2023.

Por shtatë vite më pas gjërat kanë ndryshuar krejtësisht, pasi që Qeveria aktuale e Kosovës me në krye Albin Kurtin e refuzoj këtë kontratë e që si pasoj ‘’Contour Global’’ e dërgoj Kosovën në Gjykatën e Arbritrazh, me ç ‘rast Kosova u detyra ta dëmshpërblej këtë kompani me mbi 20 milionë euro.

“Pasojat e kësaj kontrate janë afatgjate dhe të kushtueshme. Më nënshkrimin e tij, Haradinaj ka dashur të marrë vendim edhe për qeveritë e ardhshme, edhe për brezat e ardhshëm, për shkak se kur të vie koha për të paguar këto para nga buxheti, kjo qeveri do të kujtohet vetëm si një makth i dikurshëm. Le ta quajmë këtë investim me emrin e vërtetë: privatizim i egër. Pra, ky investim (kinse zhvillimor) është veçse privatizim (brutal)”, kishte thënë Kurti shtatë vite më parë.

Lushtaku: Energjia nuk prodhohet me bërthama të kumbullave, me investimin e ‘’Countur Global’’ do të bëheshim faktor në Ballkan për energji

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, për FrontOnline e quan të dhimsbhme dëmshpërblimin e paguar nga Qeveria e Kosovës ndaj ‘’Contour Global’’, pasi që sipas tij këto 20 milionë euro nuk janë duke u investuar në çerdhe ose në sigurime shëndetësore, por që po dëtohen qytetarët e Kosovës.

‘’Është e dhimbshme që Kosova po dënohet për shkak të politikave popullsite të kësaj Qeverie, sepse këto 20 milionë euro që po paguhen tash nga Qeveria e Kosovës, nuk po paguhen për ndërtimin e 160 çerdheve, as për 4 mijë njësite banesore, as për sigurime shëndetësore, por po paguhen nga qytetarët e Kosovës përmes besimit që ia ka dhënë VV, po dëmtohet buxheti i Kosovës, po dëmtohen qytetarët e Kosovës’’ thotë ai.

Lushtaku, thotë se po të bëhet investimi i  ”Contour Global” në Kosovë, Kosova do të siguronte energjinë eletrike dhe do të bëhej faktore e energjisë në Ballkan.

‘’Po të ishte ai investim, sigurisht që Kosova lerë që do siguronte energjinë elektrike, por do të bëhej edhe faktor në Ballkan, ku do të shiste edhe vendeve të tjera energji elektrike dhe Kosova jo vetëm në këtë rast, por edhe rasteve tjera për shkak të politikave populiste që mbanë Qeveria Kurti po humbë shumë investime dhe po humbasë edhe në vetë investimet kapitale’’, thekson ai.

Deputeti i PDK-së thotë, se Kosova nuk mund të bëjë energji me bërthama të kumbullave sipas idesë së VV-së.

 ‘’Ne e dijmë se Kosova nuk mbahet me prodhim të energjisë përmes bërthamave të kumbullave, siç e kanë këta në idetë e tyre. Sigurisht që çdo investim ka edhe kredi të ndryshme, ka edhe pagesa të ndryshme dhe dje folëm se si Qeveria po merr kredi për investim solar në KEK prej 100 milionë euro. Me investimin e Contour Global, do të ishte një sigurisë e një objekti të qëndrueshme të energjisë elektrike’’ shton ai.

Lushtaku, potencon se kjo tregon paqëndrueshmëri dhe e paraqet si jo serioze Kosovën përballë investitorëve.

‘’Sigurisht se kjo tregon paqëndrueshmëria dhe tregon se Kosova nuk ka tregu seriozitet në ruajtjen e partneritetit. Dhe kjo nuk është e vetmja, ngjashëm ka ndodhur edhe me investimin 200 milionësh edhe me Milleniumin, një investim tjetër. Kjo Qeveri ka tregu se nuk e do asnjë investim të Qeverive të kaluara edhe nëse ato janë në dëme të qytetarit’’ përfundon Lushtaku për FrontOnline.

 

Abazi: Qeveria “Kurti” e pa aftë për t’u marrë me gjëra serioze

Deputeti Haki Abazi thotë për Front Online, se humbja e Kosovës në arbitrazh lidhur me rastin ‘’Contour Global’’ tregon paaftësinë e Qeverisë aktuale për t’u marrë me gjëra serioze.

Ai thotë se këto veprime të pamatura po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës.

“Është dështim i kryeministrit, ministres Rozeta Hajdari e tash Kurti me u marrë seriozisht me një çështje e cila ka qenë në favorin e Kosovës. Dhe tash tërheqja e Contour Global është bërë në kohën e pandemisë në mënyrë demostrative, pa asnjë respektim të rregullave”, theksoi ai.

Abazi thotë se Kosovën po e udhëheqin njerëz që nuk kanë përvojë, prandaj po përfundojnë duke paguar arbitrazhe.

“Nuk ka pas arsye që Kosova të dëmtohet por kemi të bëjmë me njërëz që udhëheqin e nuk kanë përvojë, dhe përfundojnë duke paguar arbitrazhe e cila dëmton buxhetin e Kosovës. E njëjta është edhe me kompaninë tjetër e cila është marrë me mbeturina në Ferizaj, që ja kanë dhënë licensen kjo qeveri dhe pastaj ja ka revokuar licensën Liburin Aliu. Sigurisht që pritet që edhe atyre të ju paguhet dëmi”, tha ai.

Në fund, Abazi thotë se kjo qeveri po e dëmton edhe interesin publik edhe buxhetin e Kosovës.

“Pra, po tregohet në mënyrë permanente që këta janë të pa aftë të merren me gjëra serioze dhe rrjedhimisht po e dëmtojnë interesin publik dhe buxhetin e Kosovës”, tha Abazi për Front Online.

 

Arifi: Kosova mbeti e varur për energji elektrike duke mos ndërtuar kapacitetet e reja për të

ish-shefi i Kabinetit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi, për FrontOnline ka folur lidhur me dëmshpërblimin që Qeveria e Kosovës, është detyruar të ia bëjë kompanisë ‘’Contour Global’’ në vlerë prej mbi 20 milionë euro.

Arifi ka treguar arsyet e tërheqjes së kësaj kompanie nga Kosova.

‘’Arsyeja zyrtare kur është terheq Countur Global ka qenë: ndryshimet në Qeverinë e Kosovës dhe qëndrimet e pastërta të Qeverisë së re të Kurtit, kundër projektit na pamundësojnë neve me vazhduar me obligimet tona në këtë kontratë, ky është arsyetimi i tyre’’ thotë ai.

Arifi, thotë se Kosova po mbetët e varur sa i përket furnizimit me energji elektrike duke mos ndërtuar kapacitetet e reja për këtë.

‘’Pastaj Kuvendi i Kosovës ishte dashur të bënte edhe një ratifikim, që nuk e ka bërë dhe Kosova ka mbete viktimë dhe të mbetët e varur në rajon që të mos ndërtoj kapacitetet e reja’’ shprehet Arifi.

Sipas tij, Kosova përveç se ka vartësi totale nga energjia, ka edhe 1.3 miliard euro më pak.

‘’Kosova tashmë ka varësi totale nga energjia dhe kemi një investim prej 1.3 miliard euro më pak në Kosovë. Dëmet janë shumë të mëdha’’ thekson Arifi për FrontOnline.

Lidhur me dëmshpërblimin që Qeveria Kurti po ia bën ”Countur Global”, ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte nënshkruar kontratën me këtë kompani.

Haradinaj, ka thënë se Kurti me këtë veprim e ka lënë Kosovën pa 500 MW energji elektrike, pasi që sipas tij Kosova nga viti 2023 do të përfitonte 83 euro, derisa ka blerë energji deri në 600 euro.

”Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit. Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën.”, shkroj dje Haradinaj në Facebook./FrontOnline/