Departamenti i Shtetit: SHBA-të nuk ishin të përfshira në shpërthimin në Liban

Shtetet e Bashkuara nuk ishin “të përfshira” në serinë e shpërthimeve në Liban dhe “nuk kishin njohuri paraprake” për ndonjë sulm, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, sipas CNN. “SHBA nuk ishte në dijeni të këtij shpërthimi paraprakisht dhe ne po mbledhim informacion në këtë moment,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, [...]Read More...

Departamenti i Shtetit: SHBA-të nuk ishin të përfshira në shpërthimin në Liban

Shtetet e Bashkuara nuk ishin “të përfshira” në serinë e shpërthimeve në Liban dhe “nuk kishin njohuri paraprake” për ndonjë sulm, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, sipas CNN.

“SHBA nuk ishte në dijeni të këtij shpërthimi paraprakisht dhe ne po mbledhim informacion në këtë moment,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i cili në mënyrë të përsëritur iu referua rastit si një “incident” dhe jo një “sulm”.

Mueller nuk pranoi të thoshte se çfarë informacioni ka SHBA deri më tani, as nuk tha nëse SHBA besojnë se Izraeli është përgjegjës apo jo.

Hezbollahu dhe Libani fajësojnë Izraelin për sulmin, i cili plagosi rreth 2,800 njerëz dhe vrau të paktën nëntë, tha ministri i Shëndetësisë i Libanit.

Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes izraelite nuk kishin asnjë koment lidhur me këtë ngjarje./abcnews.al