Deputeti Mustafa bëhet baba: Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është bërë baba për herë të parë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Mustafa. Ai ndër të tjerash ka shkruar për djalin e tij të sapolindur, të cilit emrin i vendosën Gem. Deputeti Mustafa e që është edhe djali i veprimtarit të njohur shqiptar, Xhemajl Mustafa…

Deputeti Mustafa bëhet baba: Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është bërë baba për herë të parë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Mustafa.

Ai ndër të tjerash ka shkruar për djalin e tij të sapolindur, të cilit emrin i vendosën Gem.

Deputeti Mustafa e që është edhe djali i veprimtarit të njohur shqiptar, Xhemajl Mustafa ndër të tjerash uroi që Gem-i të bëhet si gjyshi, por që të mos e ketë fatin e tij.

Postimi i plotë:

Gemi i vogël na bëri prindër!

Gem, kjo botë është përplot bukuri, aventura, ëndrra, emocione; përjetoje plotësisht! Me të tilla na mbush ti neve, nënës, mua dhe gjithë familjes.

Gem, ti je i rrethuar nga njerëz që të duan, të mbajnë të sigurt e të lumtur.

Gem, duaje botën dhe gjithçka në të. Duaji të gjithë njerëzit. Mbi të gjitha, duaji njerëzit e tu, kombin tënd, vendin tënd.

Gem, gjyshi yt dha gjithçka, deri dhe jetën e tij, për njerëzit tonë, kombin tonë, vendin tonë. Ai sot të sheh nga lart, i buzëqeshur, më i lumtur se kurrë. Ti bart flakën tonë ndër shekuj, bir, ndër mijëvjeçarë.

Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij.

Gem, fillo tash aventurën tënde. Bëje epike, bir!./Lajmi.net/