Deputetja britanike i reagon BE-së: Po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për masa të reja nëse Qeveria e Kosovës merr vendim për hapjen e Urës së Ibrit. Kearns ka thënë se marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017, dhe ka pyetur pse kjo […] The post Deputetja britanike i reagon BE-së: Po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë appeared first on Albinfo.

Deputetja britanike i reagon BE-së: Po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për masa të reja nëse Qeveria e Kosovës merr vendim për hapjen e Urës së Ibrit.

Kearns ka thënë se marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017, dhe ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat që BE-ja i ka imponuar Kosovës.

Tutje, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së që të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, dhe jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen.

“Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.

 

The post Deputetja britanike i reagon BE-së: Po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë appeared first on Albinfo.