Detaje të reja, është arrestuar 40 vjeçari në shtëpinë e të cilit në Shkup u gjetën katër të mitur të droguar

Më datë 12.07.2024 në ora 13:57 është raportuar se në Shkup, në oborrin e shtëpisë në pronësi të D.Gj (40) nga Shkupi, është sulmuar fizikisht me sende të forta. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ku kanë konstatuar katër të mitur, dy prej të cilëve […]

Detaje të reja, është arrestuar 40 vjeçari në shtëpinë e të cilit në Shkup u gjetën katër të mitur të droguar
Toksikologjia në Klinikën e Shkupit

Më datë 12.07.2024 në ora 13:57 është raportuar se në Shkup, në oborrin e shtëpisë në pronësi të D.Gj (40) nga Shkupi, është sulmuar fizikisht me sende të forta. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ku kanë konstatuar katër të mitur, dy prej të cilëve pa ndjenja dhe kanë konsumuar alkool dhe substanca psikotrope, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë gjetur mbetjet e gjërat e konsumuara, për të cilat do të kryhet ekspertizë shtesë për përcaktimin e përmbajtjes së tyre, njoftojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Të miturit janë transportuar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë pranë Kompleksit Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, i cili ka dalë në vendngjarje. Në orën 16:00, punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë D.Gj”, thonë nga MPB.

Paraprakisht u raportua se katër të miturit, të cilët dje janë gjetur në një banesë në Shkup pa ndjenja dhe me lëndime trupore, sot janë të vetëdijshëm, në gjendje të përmirësuar shëndetësore, me parametra stabile vitale, tha për Sdk.mk, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev,

Dje në Toksikologji janë sjellë 4 fëmijë të mitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore. Ata janë të mitur nga mosha 14 deri në 17 vjeç, dy djem dhe dy vajza. Sipas MPB-së, dje zyrtarë policorë nga SPB Shkup, pas një ankese për prishje të rendit dhe qetësisë publike, kanë konstatuar se në shtëpinë e 40-vjeçarit D. Gj. ishin katër fëmijë, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope.

Çibishev thotë se në të gjithë është vërtetuar prania e substancave psikoaktive dhe nuk është vërtetuar prania e alkoolit.

“Ata nuk kanë lëndime të rënda. Trajtimi dhe mbikëqyrja intensive në Klinikën e Toksikologjisë vazhdon”, tha doktor Çibishev.