“Do i çojë temperaturat në 50 gradë”, Butrinti paralajmëron diçka të nxehtë

Këngëtari Butrint Imeri ka premtuar se do kontribuojë në ngritjen e temperaturave. Për këtë ai ka një metodë të veçantë. Publikimi i këngës së tij të ardhshme, e cila sipas Butrintit do jetë një “hit i padiskutueshëm”, sipas tij, do i çojë temperaturat në 50 gradë celcius. Kështu shkroi artisti me shaka, në mediat e […]

“Do i çojë temperaturat në 50 gradë”, Butrinti paralajmëron diçka të nxehtë

Këngëtari Butrint Imeri ka premtuar se do kontribuojë në ngritjen e temperaturave.

Për këtë ai ka një metodë të veçantë.

Publikimi i këngës së tij të ardhshme, e cila sipas Butrintit do jetë një “hit i padiskutueshëm”, sipas tij, do i çojë temperaturat në 50 gradë celcius.

Kështu shkroi artisti me shaka, në mediat e tij sociale, duke ndarë fotografi edhe nga bisedat me një prej miliona ndjekësve në Instagram.

Dy këngët e fundit që Butrinti solli, rezultuan goxha të suksesshme – “Psikopat” numëron mbi 25 milionë klikime në YouTube, kurse “Tu menu” mbi 10 milionë.