Dogana e RMV-së sekuestroi 7800 euro, një shtetas tentoi t’i nxjerrë jashtë shtetit ilegalisht

Inspektorët e shërbimit të skanerëve mobil kanë penguar eksportimin e paligjshëm të devizave në pikën kufitare Bllacë në vlerë prej 7800 euro, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri kanë zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara. Personi është shtetas i Maqedonisë i cili udhëtonte me veturë me targa çeke, transmeton Portalb.mk. Në […]

Dogana e RMV-së sekuestroi 7800 euro, një shtetas tentoi t’i nxjerrë jashtë shtetit ilegalisht
Para/euro të sekuestruara. Foto: Dogana e RMV-së

Inspektorët e shërbimit të skanerëve mobil kanë penguar eksportimin e paligjshëm të devizave në pikën kufitare Bllacë në vlerë prej 7800 euro, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri kanë zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara. Personi është shtetas i Maqedonisë i cili udhëtonte me veturë me targa çeke, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të paraqitur, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërsa automjeti është kontrolluar, ku në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, të cilat qytetarët e Maqedonisë mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër mbahen.

Ndaj personit është ngritur kallëzim.

“Njoftojmë qytetarët se me daljen nga vendi mund të sjellin para efektive të huaja në shumën prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë mbi 2 mijë euro, janë të detyruar t’i paraqesin në organin doganor duke paraqitur konfirmim nga banka ose këmbimore. Nuk lejohen të nxirren deviza në vlerë prej mbi 10 mijë euro”, njoftojnë nga Dogana.

Ndryshe, dje Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i fusë në vend pa i deklaruar.