Dogana sekuestroi tetë orë dore në aeroportin e Shkupit, një pasagjer nga Australia nuk i kishte deklaruar

Tetë orë dore me vlerë mbi 240 mijë denarë kanë konfiskuar doganierët në aeroportin ndërkombëtar “Shkup”, transmeton Portalb.mk. Orët, siç informojnë nga Drejtoria doganore, janë zbuluar tek një shtetas i Maqedonisë, në një fluturim nga Australia. Pasagjeri, shton Dogana, kur ka zbritur ka vendosur të kalojë përmes kanalit të gjelbër, ku kalojnë pasagjerët që nuk […]

Dogana sekuestroi tetë orë dore në aeroportin e Shkupit, një pasagjer nga Australia nuk i kishte deklaruar
Dogana sekuestruar tetë orë dore në aeroportin e Shkupit, një pasagjer nga Australia nuk i kishte deklaruar. Foto: Dogana e RMV-së

Tetë orë dore me vlerë mbi 240 mijë denarë kanë konfiskuar doganierët në aeroportin ndërkombëtar “Shkup”, transmeton Portalb.mk.

Orët, siç informojnë nga Drejtoria doganore, janë zbuluar tek një shtetas i Maqedonisë, në një fluturim nga Australia.

Pasagjeri, shton Dogana, kur ka zbritur ka vendosur të kalojë përmes kanalit të gjelbër, ku kalojnë pasagjerët që nuk kanë çfarë të raportojnë.

“Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të raportuar, pasagjeri u përgjigj se nuk kishte asgjë. Por, gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit janë gjetur ora të padeklaruara: një orë dore ‘Rado’ dhe shtatë orë dore ‘Elite’”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.

Sipas Doganës, kundër pasagjerit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mosrespektim të rregullave doganore.