Dogana zbulon dy raste të parave të padeklaruara në pikën kufitare të Bërnjakut

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare të Bërnjakut janë evidentuar dy raste të mjeteve monetare të padeklaruara. Dy personave gjatë kontrollit i janë gjetur shumë në vlerë mbi 10,000 euro. “Rreth orës 14:20, në hyrje të PKK Bërnjak, ka arritur një automjet  në të cilin gjendeshin dy persona: vozitësi dhe një pasagjer. […]

Dogana zbulon dy raste të parave të padeklaruara në pikën kufitare të Bërnjakut
dogana-zbulon-dy-raste-te-parave-te-padeklaruara-ne-piken-kufitare-te-bernjakut

dogana-zbulon-dy-raste-te-parave-te-padeklaruara-ne-piken-kufitare-te-bernjakut

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare të Bërnjakut janë evidentuar dy raste të mjeteve monetare të padeklaruara.

Dy personave gjatë kontrollit i janë gjetur shumë në vlerë mbi 10,000 euro.

“Rreth orës 14:20, në hyrje të PKK Bërnjak, ka arritur një automjet  në të cilin gjendeshin dy persona: vozitësi dhe një pasagjer. Gjatë një kontrolli rutinor, për shkak të dyshimeve, automjeti u selektua për kontroll në vijën e dytë. Zyrtarët doganorë pyetën palët nëse kishin diçka për të deklaruar, ndonjë mall për doganë apo mjete monetare. Pasagjerët u deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve nga zyrtarët e doganës dhe policisë, u zbuluan dy raste me mjete monetare në shumën mbi 10,000.00 €”, thotë dogana në njoftim.

Te personi i parë, dogana thotë se u gjetën 10,220 €, derisa tek personi i dyte  gjetën 10,100 €.

“Pas zbulimit të rasteve, u njoftuan zyrtarët e hetuesisë, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes dhe intervistuan palët. Për rastet në fjalë u njoftua prokurori i shtetit. Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-096, palëve u konfiskua 25% e mjeteve monetare, ndërsa 75% e mjeteve monetare u ndaluan përkohësisht me urdhër të prokurorit”.

Dogana e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë.