Dreshaj: Rastet e reja janë nga një variant i ri i Coronavirusit

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka folur për Front Online lidhur me mundësinë e rritjes së rasteve me COVID në Kosovë. Dreshaj thotë se rastet e reja janë nga varianti i ri të cilit ende nuk i janë bërë analizat se sa mund të ndikojë. Tutje, ai tha se ende nuk dihet se vaksinat […]

Dreshaj: Rastet e reja janë nga një variant i ri i Coronavirusit
dreshaj:-rastet-e-reja-jane-nga-nje-variant-i-ri-i-coronavirusit

dreshaj:-rastet-e-reja-jane-nga-nje-variant-i-ri-i-coronavirusit


Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka folur për Front Online lidhur me mundësinë e rritjes së rasteve me COVID në Kosovë.

Dreshaj thotë se rastet e reja janë nga varianti i ri të cilit ende nuk i janë bërë analizat se sa mund të ndikojë.

Tutje, ai tha se ende nuk dihet se vaksinat e marra anti-covid sa mund të jenë efikase për këtë variant.

Ai ka apeluar që qytetarët të respektojnë masat e parandalimit për infektim.

“Covid-in e kemi pas gjatë gjithë kohës në Kosovë. Kanë qenë raste në numër më të madh se sa rastet aktuale që i kemi, por ato nuk janë shoqëruar me ndërlikime e me të hospitalizuar. E kemi një variant të ri i cili është në fazën fillestare në analizimit lidhur me shkallën e graviditetit e ndërlikimeve. Informatën nuk e kemi se sa na mbrojnë vaksinat që i kemi marrë. Në raste të tilla duhet të respektohen masat e përgjithshme të parandalimit”, tha Dreshaj./FrontOnline/