Edhe Tayna në mbështetje të Noizyt, i publikon disa mesazhe me të

Një masë e madhe e estradës reaguan në përkrahje të rep artistit, Noizy, pasi ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në rrahjen në Pejë që ndodhi të enjten e javës së kaluar në diskotekën “Sancy” në Pejë. Ndaj këngëtarit u lëshua urdhër arrest, e i njëjti u arrestua para disa ditësh në Shqipëri,…

Edhe Tayna në mbështetje të Noizyt, i publikon disa mesazhe me të

Një masë e madhe e estradës reaguan në përkrahje të rep artistit, Noizy, pasi ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në rrahjen në Pejë që ndodhi të enjten e javës së kaluar në diskotekën “Sancy” në Pejë.

Ndaj këngëtarit u lëshua urdhër arrest, e i njëjti u arrestua para disa ditësh në Shqipëri, nga ku edhe do të ekstradohet në Kosovë për vazhdimin e procedurave tjera.

E më përkrahje të artistit së fundmi përmes një instastory ka reaguar edhe këngëtarja nga Kosova, Tayna.

Kujtojmë që Tayna së bashku me Noizyn e Varrosin së fundmi kanë një këngë të quajtur “U bo kohë”.

Noizy përveç se është punëtor dhe një argëtues i mirë, është edhe një njeri shumë mbështetës që i shtyn të gjithë rreth tij drejt më të mirës”, ka shkruar ajo.

E njëjta theksoi: “Ndaloni me urrejtjen dhe pranoni suksesin e tjetrit. Ndaloni vnerit, mos provokoni situata e kaos dhe duajeni veten në radhë të parë tani edhe tjerët se bota ka shumë probleme tjera tashmë.

Kujtojmë që për rastin e lartcekur në kërkim nga Policia e Kosovës është edhe këngëtari tjetër nga Shqipëria, Stresi./Lajmi.net