Ekspozitë me fotografi “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë”

OJQ “For New Life Kosovo”, e cila merret me kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, do të jetë prezente me një ekspozitë në Meyrin, Gjenevë The post Ekspozitë me fotografi “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë” appeared first on Albinfo.

Ekspozitë me fotografi “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë”

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë, 30 gusht 2024, do të zhvillohet një ngjarje në “Jardin des disparus” (Kopshtin e të zhdukurve) në Meyrin, Gjenevë.

OJQ “For New Life Kosovo”, e cila merret me kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, do të jetë prezente me një ekspozitë në Meyrin, Gjenevë.

Kjo organizatë ofron shërbime psikosociale për anëtarët e familjeve.

Ajo informon familjet për të drejtat e tyre dhe opinionin vendor dhe ndërkombëtar për masakrat dhe fatin e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Informacioni sigurohet përmes aksioneve dhe ekspozitave.

Si pjesë e kësaj pune, organizata arriti të organizojë disa ekspozita fotografike në Tiranë, Bursa, Zagreb dhe Londra.

Në vijim të këtyre aktiviteteve, organizata ka planifikuar një takim, i cili do të zhvillohet në “Jardin des disparus” në Meyrin, Gjenevë, më 30 gusht 2024, nga ora 17:30, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë.

Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.

Të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucioneve përkatëse.

 

The post Ekspozitë me fotografi “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë” appeared first on Albinfo.