Enver Petrovci përballet me një sëmundje të vështirë, Kurti e takon pas kthimit nga Stambolli

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar dje aktorin Enver Petrovci i cili tashmë është është kthyer në Kosovë, pasi po trajtohej në Stamboll pas një sëmundje të rëndë. Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram tha se bashkë me Petrovcin diskutuan gjerë e gjatë për tetarin e filmin, kontributin dhe…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar dje aktorin Enver Petrovci i cili tashmë është është kthyer në Kosovë, pasi po trajtohej në Stamboll pas një sëmundje të rëndë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram tha se bashkë me Petrovcin diskutuan gjerë e gjatë për tetarin e filmin, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur.

“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur“, ka thënë Kurti.

I pari i qeverisë ndër të tjera ka thënë se i uron aktorit të mirënjohur Enver Petrovcit dhe familjes së tij shëndet të mirë dhe vazhdimësi në sukseset artistike.

“Enver Petrovci, i lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, është aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Ai ka interpretuar role të mëdha si Hamlet, Macbeth dhe Julius Cesar duke u bërë një ikonë në kulturën tonë. Enveri është gjithashtu themelues i Teatrit Dodona, Akademisë së Arteve, profesor shumëvjeçar i aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe themelues i Teatrit të Babës në Prishtinë. I uroj Enverit dhe familjes së tij shëndet të mirë dhe vazhdimësi në sukseset artistike“, ka shkuar Kurti. /Lajmi.net/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)