Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës, finalja më 17 maj

Qyteti pritës i Eurovizion 2025 do të jetë Bazeli në Zvicër, ndërsa arena do të jetë Shën Jakobshalle. Janë konfirmuar edhe datat kur do të zhvillohet Eurovision 2025, ku gjysmëfinalja e parë do  të mbahet më 13 maj, gjysmëfinalja e dytë më 15 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 17 maj. Të tri shfaqjet […] The post Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës, finalja më 17 maj appeared first on Albinfo.

Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës, finalja më 17 maj

Qyteti pritës i Eurovizion 2025 do të jetë Bazeli në Zvicër, ndërsa arena do të jetë Shën Jakobshalle. Janë konfirmuar edhe datat kur do të zhvillohet Eurovision 2025, ku gjysmëfinalja e parë do  të mbahet më 13 maj, gjysmëfinalja e dytë më 15 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 17 maj. Të tri shfaqjet live do të fillojnë në orën 21:00.

Kjo do të jetë hera e tretë që gara do të mbahet në Zvicër. Vendi gjithashtu priti Eurovizionin në vitet 1956 dhe 1989.

Katër qytete ishin në garën e qytetit pritës: Bazeli, Berna, Gjeneva dhe Zyrih.

Nemo nga Zvicra u kurorëzua fituesi i Eurovizionit të 68-të me këngën “The Code”. Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, por pavarësisht një performance elektrizuese, nuk mundi të prekë finalen.

 

The post Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës, finalja më 17 maj appeared first on Albinfo.