Fansja i vërsulet Angelina Joliet, tejkalon edhe rojet e sigurimit – reagimi i aktores bëhet viral

Angelina Jolie, e njohur për jetën e saj në qendër të vëmendjes, u përball me një turmë fansash tejet entuziastë, që kaluan edhe përtej sigurimit për të kontaktuar me aktoren e famshme. Aktorja dhe regjisorja ndaloi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të dielën mbrëma, ku prezantoi filmin e saj të ri, “Without Blood”,... The post Fansja i vërsulet Angelina Joliet, tejkalon edhe rojet e sigurimit – reagimi i aktores bëhet viral appeared first on AfterParty.

Fansja i vërsulet Angelina Joliet, tejkalon edhe rojet e sigurimit – reagimi i aktores bëhet viral

Angelina Jolie, e njohur për jetën e saj në qendër të vëmendjes, u përball me një turmë fansash tejet entuziastë, që kaluan edhe përtej sigurimit për të kontaktuar me aktoren e famshme.

Aktorja dhe regjisorja ndaloi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të dielën mbrëma, ku prezantoi filmin e saj të ri, “Without Blood”, në të cilin është regjisore.

Megjithatë, mbrëmja saj pothuajse u ndërpre kur një turmë fansash që kërkonin autografe e rrethuan në këtë ngjarje të industrisë kinematografike.

Në videon e publikuar nga TMZ, shihet një fanse që e teproi duke tejkaluar sigurimin dhe e përqafoi Angelinan, gjë që tronditi të pranishmit. Një reagim i dukshëm vjen nga turma kur ndodhi ky kontakt i paparashikuar! Por, Angelina mbeti e qetë gjatë gjithë situatës dhe madje inkurajoi sigurimin e saj që të jenë “të sjellshëm” kur ata tentuan t’i largojnë fansat.

6cbb3578-a27d-422e-adea-e1e534224881

Mbrëmja e Angelinas u bë edhe më e veçantë pasi djali i saj, Pax, e shoqëroi në tapetin e kuq…me ngjyra të koordinuara së bashku për këtë ngjarje.

The post Fansja i vërsulet Angelina Joliet, tejkalon edhe rojet e sigurimit – reagimi i aktores bëhet viral appeared first on AfterParty.