FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, ka thënë para një paneli të Kongresit amerikan se agjencia nuk do të lë “asnjë gur pa lëvizur”, për të kuptuar se si kanë dështuar zyrtarët për të ndalur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Wray ka [...]Read More...

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, ka thënë para një paneli të Kongresit amerikan se agjencia nuk do të lë “asnjë gur pa lëvizur”, për të kuptuar se si kanë dështuar zyrtarët për të ndalur sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Wray ka dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve për t’iu përgjigjur pyetjeve për të shtënat dhe rreth hetimeve të FBI-së për sulmuesin e dyshuar, 20-vjeçarin, Thomas Crooks, i cili është afruar aq afër Trumpit më 13 korrik, në një tubim fushate në Pensilvani, dhe ka arritur ta plagosë në vesh.

“E kam thënë disa herë që jemi duke jetuar në një mjedis me kërcënim në rritje. Është tragjike që atentati është një tjetër shembull”, ka thënë Wray.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur. Sulmuesi mund të jetë vrarë, mirëpo hetimet e FBI-së janë duke vazhduar”.

Përveç plagës së Trumpit, një pjesëmarrës në tubim është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.