Ferat Shala: Qeveria Kurti për sigurimin e votave nga mërgimtarët po i sanksionon bizneset

Me vendimin e MINT-it nuk po pajtohen as kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, Ferat Shala. Shala thotë për Front Online se Qeveria po bënë lojëra populliste me këso vendime. Ai tha se ky vendim i MINT-it është anti-ligjor. “Qeveria përmes MINT-it po bënë lojëra populliste në sezonin e verës, duke nxjerrë vendime […]

Ferat Shala: Qeveria Kurti për sigurimin e votave nga mërgimtarët po i sanksionon bizneset
ferat-shala:-qeveria-kurti-per-sigurimin-e-votave-nga-mergimtaret-po-i-sanksionon-bizneset

ferat-shala:-qeveria-kurti-per-sigurimin-e-votave-nga-mergimtaret-po-i-sanksionon-bizneset


Me vendimin e MINT-it nuk po pajtohen as kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, Ferat Shala.

Shala thotë për Front Online se Qeveria po bënë lojëra populliste me këso vendime.

Ai tha se ky vendim i MINT-it është anti-ligjor.

“Qeveria përmes MINT-it po bënë lojëra populliste në sezonin e verës, duke nxjerrë vendime antiligjore dhe antiKushtetuese, sepse ky vendim bie ndesh me parimet e ekonomisë dhe tregut të lirë se sipas legjislacionit këto vendime vetëm në raste të jashtëzakonshme është dashur të merren”, theksoi Shala.

Deputeti i PDK-së vlerëson se pushteti aktual për sigurimin e votave nga mërgimtarët po i sanksionon bizneset.

“Qeveria po ndërhyn në treg se mërgata është këtu dhe po tenton të çojë mesazh se ne jemi me juve dhe po i sanksionojmë bizneset për hatër të votave”, përfundoi Shala./FrontOnline/