Ferat Shala: Raporti është një pjesë e fushatës paraelektorale që Kurti e ka filluar

Deputeti Ferat Shala nga radhët e PDK-së në një prononcim për Front Online  ka akuzuar Kryeministrin Kurti për mungesë të shifrave konkrete dhe për emra të investitorëve që do të dëshmonin zhvillimin e vërtetë ekonomik. Sipas Shalës, raporti është një pjesë e fushatës paraelektorale dhe përpjekje për të krijuar një perceptim të rremë të suksesit, […]

Ferat Shala: Raporti është një pjesë e fushatës paraelektorale që Kurti e ka filluar
ferat-shala:-qeveria-kurti-per-sigurimin-e-votave-nga-mergimtaret-po-i-sanksionon-bizneset

ferat-shala:-qeveria-kurti-per-sigurimin-e-votave-nga-mergimtaret-po-i-sanksionon-bizneset


Deputeti Ferat Shala nga radhët e PDK-së në një prononcim për Front Online  ka akuzuar Kryeministrin Kurti për mungesë të shifrave konkrete dhe për emra të investitorëve që do të dëshmonin zhvillimin e vërtetë ekonomik. Sipas Shalës, raporti është një pjesë e fushatës paraelektorale dhe përpjekje për të krijuar një perceptim të rremë të suksesit, duke fshehur dështimet dhe mungesat reale në projektet e zhvillimit dhe investimeve kapitale. Ai ka theksuar se raportet dhe deklaratat e tilla janë të paqena dhe nuk reflektojnë situatën aktuale të ekonomisë kosovare.

“Unë e mendoj të kundërtën. Kosova jo që nuk ka pasur zhvillim ekonomik, por kryeministri nuk mund të na thotë asnjë shifër konkrete, kryeministri nuk mund të na thotë asnjë emër të investitorit, ai nuk mund të thotë asnjë pozicion apo linjë prodhuese që ka ardhur nga kjo fazë e zhvillimit, ai nuk mund të na thotë asnjë përfundim të projekteve që kanë qenë të filluara më herët as infrastrukturore as investime të tjera kapitale ,pra në parim kjo është pjesë e fushatës paraelektorale të cilën kryeministri tashmë e ka filluar duke lobuar ndoshta edhe në qarqe të tjera në mënyrë që të krijojë një atmosferë të tillë improvizuese po krejtësisht të pa qenë e të pavërtete “, u shpreh Shala për Front Online.