Financimi i Eurovision 2025 mund të vendoset në një referendum

Meqenëse këngëtari zviceran, Nemo, fitoi Eurovizionin e këtij viti, tradita kërkon që eventi të organizohet në Zvicër majin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, Marcel Dettling, kreu i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) të krahut të djathtë, tha se paratë publike nuk duhet “të hidhen nga dritarja për këtë ngjarje të turpshme ylberi” – duke iu referuar […] The post Financimi i Eurovision 2025 mund të vendoset në një referendum appeared first on Albinfo.

Financimi i Eurovision 2025 mund të vendoset në një referendum

Meqenëse këngëtari zviceran, Nemo, fitoi Eurovizionin e këtij viti, tradita kërkon që eventi të organizohet në Zvicër majin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, Marcel Dettling, kreu i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) të krahut të djathtë, tha se paratë publike nuk duhet “të hidhen nga dritarja për këtë ngjarje të turpshme ylberi” – duke iu referuar statusit jo-binar të Nemos.

Në vend të kësaj, seksioni i SVP në Bernë dëshiron të nisë një referendum kundër kësaj ngjarjeje sepse “është e drejtë që qytetarët të mund të thonë fjalën e tyre” për këtë çështje, tha Dettling.

The post Financimi i Eurovision 2025 mund të vendoset në një referendum appeared first on Albinfo.