Flasin nga Prokuroria: I vrari në dasmën në Ferizaj është 89 vjeçar

Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar se i vrari në dasmën në fshatin Bibaj të Ferizajt është një 89 vjeçar. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë për gazetën online Reporteri.net se i vrari është i lindur në vitin 1935. Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për […]

Flasin nga Prokuroria: I vrari në dasmën në Ferizaj është 89 vjeçar
flasin-nga-prokuroria:-i-vrari-ne-dasmen-ne-ferizaj-eshte-89-vjecar

flasin-nga-prokuroria:-i-vrari-ne-dasmen-ne-ferizaj-eshte-89-vjecar

Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar se i vrari në dasmën në fshatin Bibaj të Ferizajt është një 89 vjeçar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë për gazetën online Reporteri.net se i vrari është i lindur në vitin 1935.

Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë.

“Motivet ende nuk dihen”, tha Baftiu.

Qazim Reka, zëvendësdrejtor i Policisë në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se e kreu vrasjen në dasmën në Bibaj të Ferizajt është arrestuar.

Vrasja ka ndodhur në sallën e dasmave ‘Fron Pallac”.

“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , në rrugën Engjell Zefi “ në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave ‘Fron Pallac’ ka ndodhur një vrasje , me të marr informacionin , menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor , i cili është arrestuar , ne lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , për informata tjera ju informojmë me raport shtese .”, ka thënë ai për Front Online.

Se i dyshuari është Polic e ka konfirmuar edhe kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.

Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer me një armë jo zyrtare.

“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj për Reporteri.net.