FOTO/ Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris

Parisi mbylli dy javë e gjysmë të jashtëzakonshme sportesh olimpike dhe emocionesh me një shfaqje të mbushur me yje në stadiumin kombëtar të Francës, duke i dorëzuar ‘detyrat’ e organizimit të Lojërave Verore në qytetin e radhës, Los Angeles në 2028. Ceremonia u mbajt para mbi 71 mijë spektatorëve në stadiumin Stade de France, të [...]Read More...

FOTO/ Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris

Parisi mbylli dy javë e gjysmë të jashtëzakonshme sportesh olimpike dhe emocionesh me një shfaqje të mbushur me yje në stadiumin kombëtar të Francës, duke i dorëzuar ‘detyrat’ e organizimit të Lojërave Verore në qytetin e radhës, Los Angeles në 2028.

Ceremonia u mbajt para mbi 71 mijë spektatorëve në stadiumin Stade de France, të cilët duartrokitën gjatë parakalimit të rreth 9.000 atletëve, me flamuj të shteteve të tyre në duar.

I pranishëm ishte edhe presidenti Emmanuel Macron dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Ceremonia u hap me ‘Sous le ciel de Paris’, ‘Nën qiellin e Parisit’, pjesa e famshme e Edith Piaff.

SHBA kryesoi në numërimin e medaljeve në lojërat e Parisit me 126 në total, e ndjekur nga Kina me 91, Britania me 65 dhe Franca me 64. Shqipëria shënoi një rezultat historik, duke marrë dy medalje.

Mundësi Islam Dudaev i dhuroi një medalje vendit tonë në Lojërat Olimpike të Parisit, duke mundur në peshën 65 kg, Iszmail Muszukajev. Ai fitoi medaljen e bronztë.

Të shtunën ishte mundësi tjetër shqiptar, Chermen Valiev, që shkroi historinë në Paris 2024. Ai i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të bronztë në historinë e Lojërave Olimpike, duke mposhtur me rezultatin 6–2 në finalen për medaljen e bronztë, Viktor Rassadin nga Taxhikistani, në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

Paris 2024 - Ceremonia e mbylljes

Ekipet olimpike hyjnë në Stade de France gjatë ceremonisë së mbylljes

Ceremonia e mbylljes - Lojërat Olimpike Paris 2024: Dita 16

Thomas Bach, President i IOC, residenti francez Emmanuel Macron, Bridgette Macron dhe Tony Estanguet, President i Komitetit Organizativ të Parisit për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2024, të parë së bashku me anëtarët e IOC në tribuna përpara ceremonisë së mbylljes

Ceremonia e mbylljes - Lojërat Olimpike Paris 2024: Dita 16

Një pamje e përgjithshme e balonit olimpik dhe së ajrit teksa interpreton kantautori francez Zaho de Sagazan gjatë ceremonisë

Ceremonia e mbylljes - Lojërat Olimpike Paris 2024: Dita 16

Golden Voyager performon gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike

OLY-PARIS-2024-MBYLLJE

Notari francez Leon Marchand merr flakën olimpike

Ceremonia e mbylljes - Lojërat Olimpike Paris 2024: Dita 16

Kantautorja franceze Zaho de Sagazan performon gjatë ceremonisë së mbylljes

Interpretuesit ngrenë një unazë gjatë ceremonisë së mbylljes.

Interpretuesit ngrenë një unazë gjatë ceremonisë së mbylljes

Ceremonia e mbylljes - Lojërat Olimpike Paris 2024: Dita 16

Pianisti zviceran Alain Roche interpreton Hymn To Apollon

 

OLY-PARIS-2024-MBYLLJE

Unazat olimpike shfaqen gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024