Francë/ Goditet banda e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarë, sekuestrohen 134 kg kokainë

Pesë persona janë arrestuar në Francë ndërsa 134 kg kokainë janë sekuestruar si pjesë e një hetimi evropian të drejtuar nga gjykata gjyqësore e Grasse. Policia spanjolle arrestoi disa ditë më parë dy 30 vjeçarë, falë vëzhgimeve të doganierëve në qytetin e Nicës. Hetimet nisën pasi shkurtin e kaluar, shërbimi doganor i Nicës kapi një [...]Read More...

Francë/ Goditet banda e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarë, sekuestrohen 134 kg kokainë

Pesë persona janë arrestuar në Francë ndërsa 134 kg kokainë janë sekuestruar si pjesë e një hetimi evropian të drejtuar nga gjykata gjyqësore e Grasse. Policia spanjolle arrestoi disa ditë më parë dy 30 vjeçarë, falë vëzhgimeve të doganierëve në qytetin e Nicës.

Hetimet nisën pasi shkurtin e kaluar, shërbimi doganor i Nicës kapi një automjet që transportonte 77 kg kokainë, në të cilën udhëtonte një çift që jetonte në Alicante, Spanjë. 41-vjeçari dhe partnerja e tij 37-vjeçare u akuzuan për import dhe trafik droge.

Identifikohet një rrjet kriminal shqiptar

Nga hetimet, u zbuluan disa automjete që i përkisnin një rrjeti kriminal shqiptar, dhe që kryenin udhëtime të rregullta midis Spanjës, Beneluksit, Francës dhe Italisë për të shpërndarë sasi të mëdha kokaine. Kështu, hetuesit ishin në gjendje të identifikonin një bazë në Spanjë, nga e cila vepronin drejtuesit kryesorë të rrjetit.

Goditja e parë

Në maj 2024, hetuesit nga Nice, autoritetet spanjolle filluan bashkëpunimin evropian, i cili rezultoi i frytshëm në mes të gushtit. Më 15 gusht, hetuesit kapën dy automjete në territorin francez, teksa sapo kishin kaluar kufirin spanjoll. Në pranga ranë dy meshkuj të moshës 23 dhe 48 vjeç dhe një grua 46-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.

Më pas, policia zbuloi një kasafortë në një makinë që përmbante 57.6 kg kokainë. Njëri nga të dyshuarit ka shpjeguar se këtë transport e kryente në këmbim të shlyerjes së një borxhi prej 30 mijë eurosh me një trafikant shqiptar./abcnews.al