Francë/ Shpërthimi pranë sinagogës po hetohet si një sulm terrorist

Një shpërthim makine jashtë një sinagoge në Francën jugore po hetohet si një sulm terrorist, ndërsa qeveria dënoi aktin si “anti-semitik” dhe shtoi forcat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre. Mëngjesin e së shtunës, të paktën dy makina, njëra prej të cilave përmbante një bombol gazi që shpërtheu, u dogjën para sinagogës në qytetin [...]Read More...

Francë/ Shpërthimi pranë sinagogës po hetohet si një sulm terrorist

Një shpërthim makine jashtë një sinagoge në Francën jugore po hetohet si një sulm terrorist, ndërsa qeveria dënoi aktin si “anti-semitik” dhe shtoi forcat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre.

Mëngjesin e së shtunës, të paktën dy makina, njëra prej të cilave përmbante një bombol gazi që shpërtheu, u dogjën para sinagogës në qytetin La Grand Motte, afër Montpellier në Francën jugore, duke plagosur një person.

“Ishin pesë persona brenda sinagogës, duke përfshirë edhe rabinin, të cilët nuk u lënduan”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë kundër terrorizmit, e cila po heton incidentin.
Një anëtar i policisë bashkiake u plagos, tha Stéphane Rossignol, kryebashkiaku i qytetit.

Kamerat CCTV kapën imazhet e një të dyshuari me një flamur palestinez në bel, tha një burim pranë hetimit për AFP. Siç raportojnë meddiat franceze, burimet theksuan se në pamje shihet një armë.
I dyshuari është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se “po bëhet gjithçka për të identifikuar autorin e këtij sulmi terrorist dhe për të mbrojtur objektet e kultit”./abcnews.al