Ftohen bashkatdhetarët për regjistrimin e fëmijëve në “Shkollen Shqipe” në Landin e Bavarisë

LAPSh njofton se nga 16 shtatori do të filloj mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2024/25 The post Ftohen bashkatdhetarët për regjistrimin e fëmijëve në “Shkollen Shqipe” në Landin e Bavarisë appeared first on Albinfo.

Ftohen bashkatdhetarët për regjistrimin e fëmijëve në “Shkollen Shqipe” në Landin e Bavarisë

Regjistrimet tashmë kanë filluar në Gjermani për nisjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.

“Të dashur bashkatdhetar në Landin e Bavarisë, ju njoftojmë se LAPSh-i do të filloj mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2024/25 nga 16.09.2024, në 36 vende të ndryshme, me 36 mësimdhënës/e”, thuhet në njoftim.

Programi ynë bazë, me 4 lëndët mësimore: Gjuhë Shqipe; Gjeografi; Histori dhe Muzikë/Art, ndërton themelet e dashurisë për të mësuar për atdheun në gjuhën shqipe. Përmes mësimeve interaktive, aktiviteteve të bazuara në lojë dhe përvojave praktike, ne kultivojmë të folurit shqip, kuriozitetin, mendimin kritik, dashurinë ndaj atdheut. Mësimdhënësit tanë të përkushtuar krijojnë një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku potenciali unik i secilit fëmijë vlerësohet.

Andaj ju presim me plot dashuri në LAPSh!

Për regjistrime dhe informacione të tjera na kontaktoni:

Tel. +49 173 9628571

E-Mail: [email protected]

The post Ftohen bashkatdhetarët për regjistrimin e fëmijëve në “Shkollen Shqipe” në Landin e Bavarisë appeared first on Albinfo.