Fushata në SHBA/ Harris mblodhi mbi 300 milionë dollarë fonde në gusht, dyfish në krahasim me Trump

Ekipi i fushatës së Zëvendës Presidentes të SHBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris  mblodhi më shumë se 300 milionë dollarë në muajin gusht. NBC News shkruan se Harris ka mbledhur dyfishin e fondeve, në krahasim me Donald Trump, për të njëjtën periudhë. Shifra prej më shumë se 300 milionë dollarësh, e cila përfshin [...]Read More...

Fushata në SHBA/ Harris mblodhi mbi 300 milionë dollarë fonde në gusht, dyfish në krahasim me Trump

Ekipi i fushatës së Zëvendës Presidentes të SHBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris  mblodhi më shumë se 300 milionë dollarë në muajin gusht.

NBC News shkruan se Harris ka mbledhur dyfishin e fondeve, në krahasim me Donald Trump, për të njëjtën periudhë.

Shifra prej më shumë se 300 milionë dollarësh, e cila përfshin fushatën dhe subjektet e lidhura me të, sinjalizon se ritmi marramendës i mbledhjes së fondeve nuk është ngadalësuar që kur paratë filluan të rrjedhin pas njoftimit të Presidentit Joe Biden më 21 korrik se ai do të tërhiqej nga kërkimi i nominimit demokrat.

Afati tjetër për zbulimin e financave të fushatës për fushatën e Harris është 20 shtatori.